I liruar me vendim, 5 muaj peng nga gjykata e akuza
01/07/2009 Skandali në Berat “harrohet” në burg i dënuari që ligjërisht është liruar më 6 shkurt 2009
TIRANE- Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mban padrejtësisht në burg një person që me vendim gjykate ka rifituar lirinë. Përveç skandalit që ndodhi pak kohëve më parë në Shkodër, ku një qytetar u mbajt padrejtësisht në burg 75 ditë, këtë herë skandali i drejtësisë shqiptare është regjistruar në Berat, ku qytetarit të këtij rrethi Petrit Deliut 35 vjeç për 5 muaj me radhë vazhdohet t’i hiqet liria në qelitë e burgun të Kosovës. Shkak për këtë skandal që gazeta “Metropol” publikon ekskluzivisht, është bërë moszbardhja në kohë e vendimit të Gjykatës së Lartë, që sipas burimeve një gjyqtare(emri i të cilës nuk bëhet i ditur) e këtij institucioni është larguar në Itali për një seminar. Përtej vizitës turistike që gjyqtarja ka kryer në Itali, ajo çka është e paligjshme dhe e dhimbshme është se një qytetar i këtij shteti, për 146 ditë qëndron padrejtësisht në qelitë e burgut të Kosovës që ndodhet në Lushnjë. Mësohet se fillesat e tij, skandali i ka që prej datës 6 shkurt të këtij viti, ku 15 anëtarë të Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë kanë marrë nga Berati dosjen penale në ngarkim të vëllezërve Nderim dhe Petrit Deliu, nga fshati Otllakë i rrethit të Beratit, të cilët janë akuzuar nga Prokuroria e këtij qyteti se në vitin e trazirave të 1997 kanë marrë peng shtetasin Flamur Subashi. Megjithëse gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor Subashi dhe dëshmitari tjetër me emrin Albert Gishti, kanë deklaruar para togave të zeza se Nderimi dhe Petrit Deliu nuk kanë marrë pjesë në pengmarrje, gjykata e Beratit i ka dënuar ata përkatësisht me 10 dhe 11 vjet heqje lirie. Ky vendim mbeti në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Mirëpo duke mos u pajtuar me këtë vendim dy vëllezërit nëpërmjet avokatit të tyre, nëmars të 2007 kanë kryer rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila për afro dy vjet vonesë ka vendosur të marrë në shqyrtim çështjen e tyremë 6 shkurt 2009. Nga shqyrtimi akteve hetimore, kolegjet e bashkuara kanë lënë në fuqi vendimin për dënimin me 10 vjet burg për shtetasin Nderim Deliu, ndërkohë që për vëllain e tij, Petritin, Kolegjet e Bashkuara kanë vendosur që ai të dënohet me 3 vjet. Nisur nga periudha 7-vjeçare që 35-vjeçari Deliu ka qëndruar në burg, automatikisht Gjykata e Lartë, ka vendosur që ai të lirohet si dhe të dëmshpërblehet financiarisht për kohën që ka qëndruar padrejtësisht në burg. Pikërisht ky vendim ka bërë që 35-vjeçari të rifitojë lirinë, por për arsye se Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin babai i dy fëmijëve Petrit Deliu, aktualisht vazhdon të qëndrojë në qelitë e burgut.
Familjarët kërkojnë ndihmë tek Dobjani
Institucionet e drejtësisë, indiferente ndaj skandalit
Lidhur me skandalin në fjalë, dy institucionet e rëndësishme gjykata dhe Prokuroria kanë qëndruar indiferentë, duke mos marrë asnjë hap veprimi për lirimin e 35-vjeçarit Petrit Deliu. Por përtej këtyre edhe drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë s’kanë denoncuar skandalin, siç bënë pak kohë më parë në Shkodër, ku vendosën të ngrenë procedim disiplinor për dy prokurorë. Neglizhenca e tyre përballë këtij skandali ka vazhduar për 5 muaj me radhë, edhe pse gjatë kësaj periudhe familjarët e 35-vjeçarit Deliu dhe avokati i tij mbrojtës Arenc Berati, i kanë dërguar herë pas here letra, ku i bëhet me dije skandali. Familjarët e Petrit Deliu, i bëjnë thirrje edhe avokatit të popullit Ermir Dobjani, i cili të verifikojë dhe të denoncojë skandalin e kryer nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ata shpresojnë që në ditët në vazhdim i afërmi i tyre të dalë nga qelitë e burgut.
Reagojnë dy prokurorët
Selmani dhe Dragoshi: Fajin e ka Gjykata e Lartë
TIRANE- Për skandalin e mbajtjes në burg në mënyrë të padrejtë të qytetarit nga Berati Petrit Deliu, pranuan të flasin për gazetën “Metropol” dy prokurorët Artur Selmani dhe Alush Dragoshi, ku i pari ka përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Lartë dhe i dytë është prokurori që ekzekuton vendimet e gjykatës. Të dy këta emra kanë deklaruar se rastin e 35-vjeçarit Deliu nuk e mbajnë mënd, por Selmani për këtë skandal ka fajësuar gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët sipas tij jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera vonojnë zbardhjen e vendimeve, gjë e cila sjell qëndrimin padrejtësisht në burg të personave që ligjërisht kanë fituar lirinë. Kjo është shkelja e parë që bën Gjykata e Lartë, ndërkohë që shkelja e dytë sipas tij, është se në shumë raste dërgimi i vendimit kryhet në mënyrë të gabuar. Nga këto parregullsi sipas prokurorit Artur Selmanit qëndrojnë në mënyrë të padrejtë në qeli edhe persona të tjerë. Ndërkohë që të njëjtën gjë tha edhe prokurori Alush Dragoshi, i cili theksoi se në qoftë se vendimi i gjykatës ka mbërritur në Prokurori, atëherë kjo e fundit do e kishte ekzekutuar menjëherë atë. Veç të tjerash Dragoshi pohoi se vendimi për rastin e 35-vjeçarit Deliu, mund t’i jetë dërguar edhe Prokurorisë së Beratit, zyrtarët e të cilës se kanë ekzekutuar.
Precedenti i njëjtë në 2008-n
Alibeaj denoncoi dy prokurorët e Shkodrës
TIRANE – I njëjti skandal me rastin e Petrit Deliut është shënuar më 11 korrik të 2008-s në Prokurorinë e Shkodrës. Dy prokurorë kanë mbajtur peng një qytetar duke i mohuar këtij të fundit të drejtën e lirisë së tij. Skandali është publikuar nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pas inspektimit të bërë në këtë Prokurori. Për këtë skandal Alibeaj i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, shkarkimin nga detyra të dy prokuroreve. Nga ana tjetër ai ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme në sajë të së cilës ai ka kërkuar nga Kryeprokurorja Ina Rama nisjen e hetimeve ndaj tyre nën akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”. Ministri i Drejtësisë, Enkeljed Alibeaj, ka denoncuar shkeljet e kryera nga dy prokurore të Prokurorisë Shkodër. Sipas tij, prokurorët Brahim Ndregjoni dhe Arta Marku kanë mbajtur një person në burg për 75 ditë, pa pasur një vendim gjykate, duke i hequr atij të drejtën për të qenë i lirë. Për këtë ai i ka kërkuar Presidentit masën ekstreme, atë të shkarkimit nga detyra të tyre. Aktualisht kallëzimi në ngarkim të tyre është marrë në shqyrtim nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku deri më sot ende nuk është marrë një vendim nëse dy prokurorët do procedohen penalisht ose ndaj tyre do regjistrohet procedim disiplinor.