I lumtur për golat

Albert Bunjaku ndihet mjaft i lumtur me dygolëshin që e realizoi të shtunën për skuadrën e tij Nurnberg ndaj Hertha Berlin. Sulmuesi kosovar e ndihmoi klubin gjerman që të fitojë 3:0, fitore kjo që sadopak ia shton shpresat këtij klubi që ti ikën zonës së ekipeve të rrezikuara.
Ne shfaqëm një lojë të mirë, me presion që nga fillimi. Ne sulmuam që nga fillimi, trajneri bëri një punë mjaft të mirë, andaj zhvilluam një lojë të mirë dhe fituam me meritë. Ne e ditëm se çka dëshironim. Sot çdo futbollist ishte në formë, kjo është pse fituam, deklaroi Bunjaku për uebfaqen zyrtare të Nurnberg.
Sulmuesi 25 vjeç po i përjeton ndër çastet më të mira të jetës së tij. Ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme për mua, në vitin e parë në Bundesliga, pasi realizova dygolësh. Kjo më bëri shumë të lumtur, kjo ishte e mirë edhe për ekipin, vazhdoi ai. Në fund, Bunjaku theksoi se ai dhe bashkëlojtarët duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të arrijnë rezultate pozitive, qysh nga ndeshja e ardhshme kundër Hoffenheim.