Lider absolut

Lorik Cana ka bërë ndikim të madh në Sunderland, derisa vazhdon të theksojë autoritetin e tij për klubin nga Wearside. Mesfushori kosovar është votuar si futbollisti i cili ka impresionuar më së tepërmi gjatë këtij sezoni në klub, në një sondazh në ueb faqen zyrtare të Sunderlandit, safc.com.
Gjatë javës së kaluar vizitorët e ueb faqes kanë pasur mundësi të votojnë për futbollistin i cili sipas pas tyre ka bërë ndikimin më të madh nga fillimi i sezonit. Ishte rezultat i ngushtë, por kapiteni doli fitues.
I quajtur bisha nga Verilindja pas ardhjes në Wearside, Cana ka treguar fuqinë e tij duke luftuar ballë për ballë me futbollistët më kualitativ që ofron Premierliga. Ai fitoi 38.3 përqind të votave ndërsa para kësaj kishte fituar gjashtë nga nëntë sondazhet e futbollistit më të mirë të ndeshjes në safc.com një fakt, i cili nuk kaloi pa u vërejtur nga Boudewijn Zenden, i cili përcolli progresin e shokut të tij para transferimit në klub, javën e kaluar.
Sulmuesi anglez, Darren Bent golashënuesi në fitoren ndaj Liverpoolit përfundoi i dyti me 34.3 për qind, ndërsa Andy Reid fitoi përkrahjen e 15.3 për qind të votuesve në vendin e tretë.
Bruce: Cana, meritor në fitore
Sunderland ishte fitues i merituar kundër njërit prej kandidatëve kryesor për titull në Premierligë, Liverpoolit, sipas menaxherit Steve Bruce. Ai ndjen se ekipi e meritoi fitoren, e cila ishte e pesta me radhë në shtëpi.
Sunderland nuk e kishte mposhtur Liverpoolin në Wearside, pas afro shtatë viteve, por goli i hershëm nga Darren Bent iu siguroi atyre tri pikë kundër gjigantit nga Merseyside.
Bruce ka veçuar Canën për ndikim të veçantë derisa mesfushori kosovar e udhëhoqi ekipin drejt fitores. Është gabim të veçojnë individë, por mendoj se kapiteni ishte absolutisht i shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, deklaroi Bruce.
Pas nëntë xhirove të kaluara në Premierligë, Sunderland zë vendin e shtatë në renditjen tabelore me 16 pikë të tubuara.