I lumtur

Eshte e dhimbshme kur mendon se kane mbetur edhe dy dite deri ne perfundimin e festivalit SKENA UP. Ethet e atyre qe jane ne gare si ne seksionin e filmit ashtu edhe ne ate te teatrit po marrin hov. Kush do te jete fitues Kjo ende nuk dihet dhe do te jete dita e premte qe do ti zbuloje te gjitha faktet.
147Te them te drejten jemi te kenaqur me interesimin e publikut sidomos gjate mbremjes kur teatrot jane te mbushura plot148 shpjegon Arben Zharku drejtor i Festivalit te studenteve per film dhe teater SKENA UP. Bora e cila kishte rene dite me pare ne Evrope la jo pak gjurme te festivali. Por ndodhi me e mira mysafiret u paraqiten te gjithe. 147Me e mira e gjithe kesaj eshte qe organizimi eshte duke rrjedhur sipas planit tone dhe ajo na intereson148 tregon Zharku.
Eshte Kino ABC ajo e cila i pret cdo dite nga mesdita deri ne oret e vona te dites studente mysafire po ashtu edhe qytetare te thjeshte te interesuar ne film dhe teater. Jane me shume se 50 filma qe jane shfaqur deri sot duke prezantuar por edhe ballafaquar shkolla te ndryshme filmi. Ne anen tjeter jane tre teatro te qytetit te cilet cdo nate ofrojne shfaqje te ndryshme.
147Ka shume te interesuar jo vetem studente por edhe te tjere sidomos te huaj qe punojne ne Kosove. Interesimi i publikut eshte i madh. Teatrot jane te mbushura plot dhe madje te interesuarit po kthehen mbrapa. Nese e llogarisim qe Teatri Kombetar mban 300 persona ndersa Dodona 150 pastaj eshte Kinemaja qe do te thote se jane dikur rreth 1000 persona cdo dite vijne ne festival148 tregon Zharku. Interesimi me i madh duket te jete koha e mbremjes pasi eshte koha ajo e cila e imponon kete fakt. Kinemaja ABC ne oret e mbremjes fillon reprizen e filmave te cilet jane shfaqur gjate dites.
Njera prej gjerave me te bukura te ketij festivali mbeten ligjeratat e njerezve te kalitur ne fushen e prodhimit te filmit por edhe te teatrit. Njeri prej ligjeruesve ishte edhe Donall McCusker bashke - producenti i filmit Hurt Locker por edhe producenti i njohur Jan Harlan i cili punoi per kater dekada afer regjisorit Stanley Kubrick.
147Ligjeratat po mbahen cdo dite ne Fakultetin e Arteve. Cdo dite Art qendra e ketij fakulteti eshte e mbushur plot. Eshte nje interesim i studenteve - ndoshta do te duhej te ishte edhe me i madh mirepo per ata te cilet jane te interesuar ligjeratat jane te hapura148 tregon Zharku. Zharku thote se perzgjedhja e filmave tashme i ka vene ne siklet edhe anetaret e jurise nderkombetare te filmit jurine per shkak te cilesise se larte te filmave ne gare. 147Me ka thene juria sidomos Jan Harlan qe na ke qit telashe sepse ka filma shume te mire. Madje jane duke kerkuar qe te japin edhe ndonje cmim ekstra per shkak se nuk po mjaftojne148 thote Zharku.