Onufri 2010 hapesira e te rinjve

Shpallen 27 pjesemarresit e Onufri 2010. Gjysma jane debutante ne ekspoziten e artit pamor. Kuratorja Varvarica flet per prurjet dhe tendencat e ketij edicioni
Zgjidhen pjesemarresit e edicionit te 17-te te Ekspozites se Arteve Pamore Onufri 2010. Pas hulumtimeve ne studiot e artisteve dhe vezhgimeve ne aktivitetet e ketij viti ne galerite shteterore dhe private kuratorja Zana Kuka Varvarica perzgjodhi 27 artiste nga Tirana Shkodra dhe Prishtina.
E kane ndihmuar ne vecanti prezantime e dy galerive aktive me ekspozita te artit bashkekohor Galeria Zeta ne Tirane dhe Galeria e Arteve ne Shkoder. Te dyja Varvarica i sheh si galeri serioze dhe impenjative ne artin bashkekohor.
Puna e kuratores per kete ekspozite ka konsistuar edhe te diskutimet me artistet dhe konsultat me ta. Shumica e artisteve fitues ekspozojne dhe punojne ne Tirane dhe jane pjesemarres te rregullt te konkurseve e ekspozitave Nentori Onufri Ardhje.
Behet fjale per emra si Gazmend Leka Edmond Gjikopulli Gentian Gjikopulli Enkelejd Zonja Ledia Kostondini Yllka Gjollesha Alketa Ramaj Heldi Pema.
Nga Shkodra nje qytet qe sipas Kukes mban lidhje te forta me artin bashkekohor dhe zhvillimin e tij jane pjesemarres piktori Andi Hila Artan Dracini drejtor i Galerise se Arteve ne Shkoder Endri Dani fitues i Fokus 2009 dhe Sidi Kanani.
Nga jashte kufijve shteterore vjen Driton Selmani Rezart Galica-Giqi dhe Sabile Tmava-Billi.
Ka edhe artiste qe preferojne anonimatin sic jane Anon dhe Nje njeri. Njeri prej tyre prezantohet me fotografi tjetri me vizatim-instalacion.
Edhe kete edicion Onufri eshte tkurrur ne ekspozite-konkurs kombetar a me mire mbarekombetar me pretendimin per te dhene nje panorame te klimes dhe zhvillimit te arti pamor ne qendrat kryesore shqiptare.
Kjo eshte hapesire e te rinjve. Gjysma pjesemarresve jane debutante ne Onufer.
Marrin pjese per here te pare 14 artiste. Dominojne artistet me moshe te re. 7 prej tyre ose kane mbaruar Akademite ose kane nje apo dy vjet qe jane larguar prej atelieve te tyre. Ne punet e tyre dominojne tendencat e artit bashkekohor dhe jane ata qe vendosin rreth atmosferes se Onufrit shpjegon Varvarica.
Kuratorja nuk ka vendosur nje koncept kufizues. I ka lene te lire te shprehin artin e tyre. Ne konceptin e titulluar Une jam ARTI-st Varvarica i kerkon ketij artisti te lire individualitetin si nje shprehi te krijimtarise te unit artistik.
Nga ana tjeter ajo siguron qe Skena Onufri do te marre persiper te zbuloje para publikut artin dhe artistin te cilet nuk mund te perjashtohen nga historia e vecante e rendesishme dhe plot andralla e popullit te tyre.
Pas shpalljes se emrave te pjesemarresve Varvarica nuk zbulon shume madje as sesi eshte pasqyruar koncepti i saj te punet e ekspozites. Ia le publikut kritikes dhe kohes ti vleresojne artistet e Onufri 2010.
Gjinite e preferuara ne edicionin e 17-te te ekspozites jane piktura dhe fotografia gati ne te njejtat nivele perfaqesimi. Rreth 12 artiste me pervoje dhe te rinj konkurrojne ne pikture. Kujtojme qe edhe ne vitin e kaluar u vu re nje prurje e mire ne kete gjini. Konkursin e fitoi nje piktor Hasan Nallbani.
Videot dhe instilacioni mbeten mediume te preferuara. Kuratorja thote se preferencat e mia une i kam treguar ne mbi 50 perqind te ekspozimit. Jane video-arti dhe video-performanca. Por preferencat e kuratorit jane te kushtezuara kur realizon veprimtarine e tij ne nje institucion kulturor shteteror.
Onufri 2010 hapet me 23 dhjetor dhe qendron hapur deri ne muajin shkurt.
Pjesemarresit
Andi Hila Alketa Ramaj Anon Artan Dracini Driton Selmani Gazmend Leka Genti Korini Gentian Gjikopulli Greta Lami Gjergji Shoshi Edmond Gjikopulli Endri Dani Enkelejd Zonja Entela Kasemi Heldi Pema Ilirjan Shima Ledia Konstandini Matilda Odobashi Nje njeri Nikolin Bujari Oriana Kamberi Rezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Sara apaliku Sidi Kanani Violana Murataj Yllka Gjollesha