E Diel, 1 Nëntor 2026

Keta jemi ne

Nga Floriment Klinaku me 08 dhjetor 2010 ne ora 1221

Te pish lengun mbi te cilin ke urinuar Denimi i tille nuk eshte shume i hijshem. Denimi i tille eshte i drejte per nje keqperdorues. Shemtia e denimit lidhet me hijeshmerine e keqperdorimit. Sa me i mire keqperdorimi aq me i keq dhe aq me i shemtuar eshte denimi.

Ne filmin 147Shishja148 te regjisorit Shkelzen Sulejmani nga Fakulteti i Arteve ne Prishtine flitej per nje keqperdorues te pijes alkoolist i cili keqperdori shishen e alkoolit te cilen e urinoi. Kete shishe ai e nderroi me nje shishe tjeter alkooli. Shishja e urinuar u end gjate tere filmit nga nje vend ne tjetrin nga nje dore tek tjetra per te perfunduar ne pijetoren ne te cilen u shfaq keqperdoruesi i saj. Atij ju servua pija nga shishja e urinuar prej tij.

Ne Kosove po pergojohet se ka shume keqperdorues. Do te deshiroja qe mesazhi i filmit te Shkelzen Sulejmani te percillej tek ata. Por fatkeqesisht kinemaja ishte e mbushur vetem me studente. Pra nuk kishte keqperdorues aty

Ne diten e katert te festivalit SKENA UP ne kategorine e Shfaqjeve te Vecanta Special Screening 150 Caku i Pare u shfaqen pese filma te punuar nga studentet e Fakultetit te Arteve ne Prishtine.

Pershtypje te mira me la edhe koncepti i filmit te Eros Bardhit 147Ky jam une148 i cili zgjati nente minuta dhe paraqiti dy dite te crregullta nga jeta e Labit i cili zgjohet me mendimin se i ka ngecur nje qime ne dhemb ky mendim shnderrohet ne kompleks e ky kompleks nuk e le te qete Labin i cili ne film interpretohej nga Naser Rafuna 150 aktor ky i njohur per publikun e Kosoves.

Me perafrim mjaft te sakte filmi 147Ky jam une148 i drejtuar nga Eros Bardhi ka goditur kompleksin e nje njeriu te nje shoqerie ne tranzicion sic jemi ne. Komplekset jane normale. Por jo komplekset qe lindin nga nje gjume i keq. Studentet me duartrokitjet e tyre dhane shenjen se shoqeria jone ka filluar te normalizohet.

Ne pergjithesi i dua shqiptaret por si asnjehere me pare se sa diten e katert te festivalit SKENA UP ku pashe pese krijime me minutazh te shkurter ne te cilat u shfaqen ide kreative dhe konkurruese. I duartrokas fuqishem studentet dhe profesoret e Fakultetit te Arteve te Universitetit te Prishtines sepse ata me kane bere te ndjehem mire dhe i barabarte me te tjeret. Ne jemi duke ecur shpejt

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›