I mbeti koka jashtë autobusit
Kjo grua e pafat pagoi çmim të lartë nga pakujdesia e shoferit, pasi iu bllokua koka në dyert a autobusit në Maanshan, në provincën lindore Anhui të Kinës.
Kjo zonjë e paidentifikuar po bëhej gati të zbriste nga autobusi numër 137 në stacionin e saj në orët e pasdites kur me sa duket shoferi i padurueshëm mbylli derën derisa ajo po nxirrte kokën jashtë, shkruan Metro.
Pasi dyert ia nxunë qafën, duke e lënë trupin e saj brenda në autobus ndërsa kokën jashtë, udhëtarët tjerë që ishin brenda në autobus filluan të bërtasin për ta hapur derën sërish, e që më pas shoferi e bëri. Me tu liruar, gruaja kërceu nga autobusi dhe u largua shpejtë, duke prekur qafën me dorë por pa u ankuar fare.