I miri, i keqi dhe i shëmtuari
Nga Aurora Allushaj
Shtet alla meksikan. Situata politike para zgjedhjeve më kujton njërën nga skenat e jashtëzakonshme të filmit I miri, i keqi dhe i shëmtuari, një kryevepër e Sergio Leone. Mbi të gjitha, protagonistët.
Në sytë e shumicës së votuesve shqiptarë shfaqet një i mirë ose më saktë Kreshnik Spahiu, në dukje, ndonjëherë, megafoni i zgjedhësve ndaj klasës sunduese. Personi që pretendon një Shqipëri etnike, zëvendësim të figurave të politikës dhe pse lëvizja e tij më e fundit ka bërë që të humbë pikë duke garuar për pozicionin e më të mirit me Bamir Topin e FRD-së. Te dy nuk kanë dëshiruar të lidhin aleanca me dy krahët politikë.
Pastaj vjen radha e të shëmtuarit, ne po klasifikojmë këtu, LSI-në e Ilir Metës, që tashmë i duhet të përballojë mllefin e votuesve të djathtë për largimin nga koalicioni dhe atyre të majtë për tradhtinë e vjetër. Për aleancën me Ilir Metën, tashmë shumë nga dashamirësit e Edi Ramës, nuk ngurojnë ta lëvizin atë sa në pozicionin e parë të të mirit, personit që do të Rilindë Shqipërinë, në pozicionin e dytë të të shëmtuarit.
Dhe në fund, i keqi, por kush është i keqi? I keqi që pretendon se është votuar dy herë rresht, i pa dënuar ende me votën e numëruar drejt. Fotokopja e liderit problematik, por gjithsesi në krye të shtetit.
Ashtu si protagonistët perëndimorë të të famshmes 66, të tre tani e gjejnë veten të përballen me një ngecje të vërtetë meksikane, gjendja e treshes, në të cilën secili prej tre pretenduesve me armë në dorë, mund të vrasë apo të vritet.
Nëse do ta nisja nga të shëmtuarit, vetëm pak para fushatës që pritet të nisë, aleanca PS-LSI ishte një goditje parazgjedhore e paimagjinueshme. A bëri Meta lëvizjen e duhur? Ai ka ofruar një bashkëpunim serioz në lidhje me programet e dy partive dhe aftësinë për të hequr njollën e klasës politike (të paktën pjesën e saj të pashëndetshme).
Dhe në fund, i miri, ose më saktë të mirët, ata që nuk u tutën ofertave të dy koalicioneve të mëdha, Topi dhe Spahiu.
Të dy goditën dhe plagosën majtas e djathtas duke ndenjur të pavarur. Madje duke pretenduar që nga zgjedhjet të dalin si lob i tretë e i fortë.
Por në mes të këtij dueli e gatshme për të marrë plumbat e trios së famshme është si çdo herë Shqipëria.