I mori përmes mashtrimit 36 000 euro një shtetasi, ndalohet 50 vjeçarja në kryeqytet

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetase 50 vjeçe e cila dyshohet se përmes mashtrimit se do të blinte një pronë në Tiranë, i ka marrë një shtetasi shumën e parave prej 36 000 euro.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.”
/ abcnews.al