VIDEO/ Grabiti shitësen dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet autori në Sarandë

Vihet në pranga pas kërkimeve intensive 48-vjeçari që vodhi me dhunë në një dyqan në qytetin e Sarandës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Jorgo Kumaraku+, 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit.
/ abcnews.al