E Diel, 1 Nëntor 2026

I mori varësen një 66-vjeçareje, vihet në pranga personi që ia grabiti me dhunë

Korçë, 30 qershor, NOA Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 24-vjeçarin Antonio Kallço, banues në këtë qytet, të dënuar edhe më parë për veprën penale të Vjedhjes.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i këtij personi u bë pasi në vendin e quajtur Çezma e Shetros në qytetin e Korçës, ka goditur me grushte e rrëzuar në tokë, duke i marrë varësen, të cilën e kishte në qafë, një 66 vjeçareje, banuese në lagjen 6 të Korçës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të Vjedhjes me dhunë parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›