E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet banesa, autorët marrin 3.5 milionë lekë

FIER- Vidhen 35 milionë lekë në banesën e një personi në fshatin Levan të rrethit të Fierit. Ngjarja ka ndodhr gjatë ditës së diel, kur sipas policisë së Fierit mungesa e pjesëtarëve të kësaj familjeje ka bërë që vjedhësit të hyjnë lehtësisht pa u diktuar nga askush dhe kanë realizuar atë që kishin planifikuar , vjedhjen e kësaj sasie të konsiderueshme.


Mësohet se persona të paidentifikuar rreth orës 23.00 kanë hyrë në këtë banesë nëpërmjet një shkalle nga çatia e një magazine , e cila lidhej me ballkonin e shtëpisë. Kaq është dashur dhe gjithçka ka qënë nën kontrollin e vjedhësve.


Kontrolli i imët në njërën prej dhomave ka bërë që ata të gjejnë brënda një këllëf jastëku sasinë e lekëve prej 3.500.000. Pasi vjedhja është konstatuar nga pronari i tyre A.Z ky i fundit ka njoftuar policinë. Ekspertë të saj pas kontrollit të kryer kanë konstatuar shënja të dukshme të kësaj vjedhjeje, të cilat mund të çojnë në zbulimin dhe kapjen e autorëve

--------------------------------------------------------------------------------

Aksident në Korçë- Pogradec, tre të plagosur


KORÇË- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të dielën në mesditë në a aksin rrugor, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin që solli përplasjen e dy mjeteve.


Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditë së diel, në afërsi të fshatit Symizë, kur mjeti i drejtuar nga Kristian Korçari, 29 vjeç, nga Korça, po udhëtonte me mjetin "Volkswagen", me targa TR 68 75 J, ka aksidentuar Agron Hoxhën në rrugë.


Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar edhe Aristotel Çifligu, 21 vjeç, si dhe Elona Cacën 25 vjeçe. Të dy këta të fundit sipas burimeve të policisë udhëtonin me mjetin e drejtuar nga Kristian Korçari.


Tre personat sipas burimeve të policisë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Korçës, ku sipas burimeve të policisë i janë nënshtruar ndërhyrjes së mjekëve për shkak të plagëve dhe traumave që kanë pësuar.


Ndërkaq policia ka bllokuar mjetin në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar me akuzën e "Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor", me pasojë plagosjen e tre personave.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›