I ndalohet dëgjimi i Coldplay

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 09:25
Burri i Gwyneth Paltrow, Chris Martin ja ka ndaluar asaj që të dëgjoj muzikën e Coldplay.
Aktorja e filmit “Contagion” – e cila ka dy fëmijë, Apple dhe Mose me frontmenin e grupit – nuk mund të lëshoj CD –në e këngëve të Coldplay deri sa ai ta përfundoj albumin e tij.
“E dëgjoja Coldplay dhe këngët e reja me burrin tim por tani jo”, tha ajo. “E kam dëgjuar albumin e ri, është i jashtëzakonshëm. Është ndryshe dhe i mrekullueshëm. Argëtues. Por, ai ma ka ndaluar ta dëgjoj atë”, tha aktorja.