Rowland dhe Beyonce, shoqe të ngushta

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 09:24
Beyonce Knowles thuhet se ka besim të plot në Kelly Rowland dhe për shtatzëninë e saj ajo së pari i ka treguar pikërisht asaj.
Këngëtarja e hitit “Halo”, që kohëve të fundit ka paralajmëruar se do të pret fëmijën e parë me burrin e saj Jay Z, thuhet se për herë të parë lajmin për shtatzëninë e saj ja ka dhënë ish shoqes së saj të grupit të “Destiny’s Child”.
“Kelly dhe Beyonce janë shumë të afërta”, tha një burim. “Ato flasin shumë në telefon dhe gjithmonë i tregojnë njëra-tjetrës sekretet e jetës së tyre private, sidomos për modën. Mendoj se Kelly është personi i parë që Beyonce e ka telefonuar për t’i treguar se është shtatzënë”, ka thënë tutje burimi.