E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nderojnë miqtë

Këshilli Kombëtar Shqiptaro –Amerikan nderoi ish –Kryeministrin britanik Tony Blair për ndihmën që i ka dhënë Kosovës. Shqiptaro-amerikanët dhanë mirënjohje postmortum edhe për diplomatin e ndjerë Richard Holbrooke. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtarë amerikanë , Presidentja Jahjaga dhe Kryemintrat Hashim Thaçi e Sali Berisha. Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 08:07

Në një ceremoni në New York, Këshilli Kombëtar Shqiptaro –Amerikan ka shënuar 15 vjetorin e aktivitetit.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë amerikanë , nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Aty me mirënjohje të veçantë, për kontributin e madh të dhënë për Kosovën, u nderua ish-Kryeministri britanik Tony Blair. Gjithashtu, për kontributin për Kosovën u nderua postmortum edhe diplomati i madh amerikan, Richard Holbrooke.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Philip Reeker, kongresisti Eliot Engel e figura të tjera të rëndësishme nga fusha e politikës, artit, biznesit.
Në këtë manifestim, presidentja Jahjaga u shpall anëtare nderi e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Presidentja Jahjaga mbajti me këtë rast një fjalim, duke theksuar se ndjehet shumë e nderuar që u drejtohet bashkëkombësve të saj në SHBA. Pastaj ajo foli edhe për kontributin që kjo shoqatë ka dhënë për Kosovën në të kaluarën.
“Dëshiroj të përmend këtu kontributin e shoqatave patriotike, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që vepruan në SHBA, dhe sidomos dëshiroj të përmend veprën e presidentit Ibrahim Rugova, liderin e pluralizmit në Kosovë, që projektoi idenë e miqësisë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Jahjaga.
Një fjalim në këtë eveniment e ka mbajtur edhe Kryeministri Thaci.
“Z. Tony Blair ka qenë mik i Kosovës jo pse ai ka mbështetur njërën apo tjetrën anë, por pse ai mbështeti të mirën kundër të keqes. Kjo ka qenë një arsye shumë e fuqishme për të për t’u angazhuar mbi politikën, mbi interesin kombëtar, mbi të gjitha konsideratat tjera. Arsyeja e tij ishe arsye e thellë njerëzore. Më kujtohet takimi im i parë me Tonin në maj 1999 në Gjermani. Lufta ende nuk kishte përfunduar atëkohë. Mirëpo, kur takova Tonin, e kuptova se liria për popullin tim do të vinte së shpejti”, ka thënë Thaci

“ E pashë në sytë e tij dhimbjen për popullin tim, por gjithashtu pashë edhe vendosmërinë për lirinë e Kosovës. Për vlerat njerëzore që ka treguar në kohë të luftës dhe krizës – jam shumë i lumtur që e shoh si fitues të çmimit “Duart e Shpresës” – theksoi kryeministri Thaçi në ceremoninë e dhënies së çmimit “Duart e Shpresës” për ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, që u mbajt në Nju Jork të SHBA-ve, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan”, ka shtuar Kryeministri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›