E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Qeverinë tonë, 100 njohje

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 10:55

Brenda kësaj nomenklature qeverisëse, diplomacia kosovare me miqtë ndërkombëtarë, do të arrijë numrin 100 të njohjeve për Republikën e Kosovës. Kështu deklaroi në një intervistë për “Zërin” zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

I apostrofuar si krahu reformator në Qeveri, Selimi tha se rreth 40 shtete kanë krijuar tashmë qasje pozitive për Kosovën, ndërsa u shpreh optimist se me dinamikën dhe kondicionin që po tregon diplomacia kosovare, vitin tjetër mund të ketë kosovarë pjesëmarrës në Olimpiadën e Londërs, sikurse edhe marrëdhënie kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Selimi hedh poshtë mundësinë se në politikën e jashtme ka shpërqendrim të energjive, ndërmjet Presidencës, Kryeministrisë dhe dikasterit diplomatik në Qeveri. “...Shtyllat kryesore të politikës së jashtme janë stabile dhe krejtësisht të organizuara, për dallim nga e kaluara kur s’ka pasur as resurse as dedikim”, tha Selimi.

Zëvendësministri i jashtëm e konsideroi shumë të suksesshme pjesëmarrjen e lidershipit kosovar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa hodhi poshtë mundësinë që në konkursin e ri për stafin konsullor do të ketë “rekrutim të militantëve partiak”.

“Është e vërtetë që këtë vit ka pasur një ndryshim kualitativ dhe kuantitativ sa i përket diplomacisë kosovare. E kemi trefishuar numrin e njohjeve krahasuar me vitin e kaluar, kemi katërfishuar numrin e marrëveshjeve të nënshkruara bilaterale dhe kemi thelluar kontakte me shtete të rëndësishme jashtë NATO-s, si Nigeria, Egjipti etj. Ne kemi 84 njohje, prej të cilave 81 janë krejtësisht të përfunduara, ndërsa presim edhe konfirmimet me shkrim nga tre shtetet e fundit nga Afrika, me të cilat ka ndërmjetësuar zëvendëskryeministri Pacolli...”, ka thënë Selimi

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›