E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar mik Gjurovic, Te nderuar zoterinj ministra te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Malit te Zi, Te nderuar zoterinj deputete te pranishem, Kjo eshte nje ngjarje me rendesi

I nderuar mik Gjurovic,

Te nderuar zoterinj ministra te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Malit te Zi,

Te nderuar zoterinj deputete te pranishem,

Kjo eshte nje ngjarje me rendesi te jashtezakonshme per te gjithe ne. Hekurudha qe ricelim sot, jo thjesht pas nje nderprerjeje prej dhjete vjetesh, por pas nje ndarjeje te vertete nga e kaluara e regjimit diktatorial ne te dy vendet, nga e kaluara e izolimit te te dy vendeve edhe nga njeri-tjetri, nga e kaluara e Ballkanit te vjeter te konflikteve, kjo ngjarje eshte nje shprehje tjeter e vullnetit te qeverive shqiptare dhe malazeze per te ecur se bashku drejt te ardhmes euroatlantike te fqinjesise se mire dhe te solidaritetit njerezor.

Ne pune e siper, per te riparuar dhe per te vene ne levizje shinat dhe trenat e kesaj lidhje te re, ne kemi bere pra, kapercime te medha ne mentalitete, ne politika, ne institucione dhe ndergjegjesim te respektit reciprok. Kjo lidhje e re u be e mundur te aktivizohet perfundimisht, sepse shqiptaret dhe malazezet respektojne njeri-tjetrin ne secilin prej vendeve te veta e punojne se bashku per te ndertuar institucionet demokratike dhe standarte te respektimit te te drejtave te njeriut sipas modelit te BE dhe me keta trena. Nderkaq, mua me takon te jem me i gezuar se kolegu malazez, sepse venia ne funksionim, sjell ate qe mungonte, lidhjen e Shqiperise me Europen Qendrore dhe moderne me hekurudhe. Une do t'ju ftoja qe te mos beheni xheloze meqenese une dhe zevendeskryeministri Gjurovic, do ta bejme te paret kete rruge deri ne Tuzin shqiptaro- malazes sot, sepse kam edhe Millan Vason aty qe mund te ma ktheje mbrapsht kete gje duke thene se edhe malazezet jetojne ne shtepine e vet, ne vendin e vet. (Kkjo sa per te qeshur).
Pra, natyrshem kjo lidhje do te forcoje bashkepunimin dhe solidaritetin midis njerezve te kombesive te ndryshme, midis sipermarresve te te dy vendeve, midis udhetareve dhe udhetuesve qe se bashku me autoritetet do ta perafrojne edhe Shqiperine, edhe Malin e Zi, edhe krejt rajonin me Europen e Bashkuar.

Transporti hekurudhor nderkombetar qe deri sot i ka munguar Shqiperise do te kete impakt direkt, jo vetem ne koston e lire te tij per mallrat e importit dhe eksportit, por edhe do te plotesoje lidhjet e integrimit, e bashkepunimit te vendeve te rajonit ne nje treg te perbashket dhe inicitiva te perbashketa sipermarrese per produkte te perbashketa qe do ti gezojne qytetaret njelloj ne te dy krahet e kufirit.
Natyrshem te dy qeverite do ta mbeshtesin jo vetem me vullnet politik dhe me marreveshje te reja. Mbeshtetja me konkrete eshte nenshkrimi dhe zbatimi i marreveshjes se tregetise se lire qe do te garantoje levizjen e lire te mallrave te kapitaleve dhe te qytetareve duke i bere pikat e kalimit kufitar dhe doganor te Hanit Hotit, Murriqanit dhe te Bajzes, porta te medha te shkembimeve dhe te zhvillimeve ekonomike me dobi reciproke. Ne kete menyre ne do te mesohemi edhe te konkurojme me njeri-tjetrin ne te ardhmen, do te mesohemi t'i lidhim interesat tona prodhuese dhe te konsumit ne nje mekanizem tregu te perbashket, do te kuptojme cdo dite e me mire ne levizjen e lire se njerezit, prodhimet dhe ekonomite tona jane plotesuese te njera-tjetres. Me lidhje te tilla te levizjes bashkekohore ne hedhim hapin e madh nga tregetia e vogel nderkufitare ne sipermarrjen e perbashket qe sjell levizjen e lire te njerezve dhe te kapitaleve. Ky eshte nje shembull se si europianizohet dhe rajoni yne. Besoj, per shkak se jemi edhe qytetare te denje dhe kemi levizur edhe ne vende te tjera te Europes, e dime qe ne Europen moderne nuk ndalohet kur kapercehen kufijte. Ja pra edhe nje shembull qe nuk do te ndalemi me ne kufirin midis dy vendeve sepse te dy qeverite po punojne dhe po kryejne reforma qe do t'u japin qytetareve respektive si shqiptare dhe malazes te njejtat garanci dhe dinjitet perfaqsimi te vetevetes dhe te vendeve te tyre si qytetare te Europes.
Ky pra eshte mentaliteti integrues qe qeverite e te dy vendeve duhet ndajne me ju qytetaret qe dite pas dite do t'i bejne kufijte konvecionale dhe te pranishem vetem ne hartat gjeografike.

Krahas hekurudhes ne do te vazhdojme te lidhim superstradat, linjat e transmetimit te energjise elektrike dhe do te integrojme ekonomite dhe tregjet tona per ta arritur treguesit e BE ne levizjen e mallrave, kapitaleve dhe njerezve.
Lidhja e sotme e re e ben kufirin midis Shqiperise dhe Malit te Zi me te sigurte. Me lejoni qe bashke me perfaqsuesin e larte te qeverise malazeze te shpall se, qysh nga sot trafikantet dhe kontrabandistet do ta kene jeten me te veshtire. Kur qeverite te mbeshtetura nga qytetaret garantojne levizjen e lire, trafikanteve u behet jeta e pamundur dhe njerezit jane me te mbrojtur nga trafiku i paligjshem i femijeve, i grave dhe nga rreziku i substancave narkotike.
Po perurojme kete ngjarje ne nje terminal hekurudhor, nje terminal nisje dhe mberritjeje. Per sot eshte nje terminal mallrash, por une besoj se mund ta marrim se bashku angazhimin, qe shume shpjet le te jete ky terminal pasagjeresh, qytetaresh, familjaresh, sipermarresish dhe le t'i gezojme te gjithe me angazhimin e perbashket se lidhjet e infrastrukturave te levizjes se lire midis dy vendeve do te shtohen edhe duke bashkuar Velipojen me Ulqinin ne rruge detare dhe vendet tona te mrekullueshme, turistike me ura te reja, levizje te lire per qytetaret dhe per kembesoret.
Ju uroj gezuar lidhjen e re dhe le te angazhohemi se bashku qe keto rruge te gjera te na bashkojne dhe te mos na kercenojne nga asnje rrezik.

Faleminderit !

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›