E Diel, 1 Nëntor 2026

I ngarkuari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin jep dorëheqje



I dërguari posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Eide ka dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia norvegjeze e lajmeve, NTB. Arsyet e largimit nuk janë bërë deri tani të ditura. Eide është norvegjez dhe e mori këtë post në vitin 2008. Ai ishte në qendër të kritikave intensive pas mashtrimeve që u konstatuan në zgjedhjet presidenciale në Afganistan të zhvilluara më 20 gusht. Zëvendësi amerikan i tij Peter Galbraith e kishte akuzuar atë se kishte paraqitur si të padëmshëm manipulimin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›