E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro: Plaçkitet varri i Papadopulos



Televizioni shtetëror qipriot, ndërpreu transmetimin sot, për të njoftuar se gjatë natës ishte plaçkitur varri i ish-presidentit të Republikës, Tasos Papadopulos, që ish ndarë nga jeta një vit më parë. Akti i pashembullt, u krye në vigjilje të përvjetorit të tij, ndërkohë që partitë më mëdha në vend e kanë quajtur "diçka të tmerrshme", grabitjen e varrit të tij. Ish-lideri i partisë së djathtë dhe president i Republikës, Papadopulos, u nda nga jeta në 12 dhjetorin e kaluar, vetëm 9 muaj pasi u mund në zgjedhje nga pasardhësi i tij, Demetris Kristofias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›