E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria pret NATO-n pergjigjet vetem Turqia

NATO ende asnje pergjigje per ndihma me mjete. Kosova solli trupa dhe mjete lundrimi

Zyrtaret e larte te NATO-s ende nuk kane vendosur per te derguar ne Shqiperi helikopteret qe i jane kerkuar pak dite me pare per situaten e veshtire qe po kalojne nje pjese e banoreve te Veriut te vendit si rezultat i permbytjeve. Pasditen e djeshme ne vend kane mberritur dy helikoptere kerkim-shpetimi nga Turqia dhe po keshtu nje ekip mjekesor ilace dhe ushqime per banoret e zonave te permbytura. Keshtu te vetmet shtete qe kane nisur ndihmen me mjete te ndryshme dhe forca ushtarake per situaten ne vend kane qene Kosova dhe pasditen e djeshme edhe Turqia. Burime bejne te ditur se me shpalljen e emergjences civile per zonen e Shkodres ne drejtim te zyrave te NATO-s jane nisur raporte me gjendjen e perditesuar te situates ne Veri te vendit dhe ne menyre te specifikuar nga ana e Shqiperise eshte kerkuar ndihma me dy helikoptere me permasa te medha te cilet do te lehtesonin transportin e ushqimeve dhe mjeteve te tjera te nevojshme kryesisht per komunat e izoluara plotesisht ne veri te vendit. Keta lloj helikopteresh nuk disponohen aktualisht nga ushtria shqiptare e cila per shperndarjen e ndihmave dhe per emergjencat ne Veri po procedon me helikoptere me te vegjel te cilet i humbin njekohesisht edhe shume kohe. Sipas zyrtare te Ministrise se Brendshme fakti qe keta helikoptere po vonohen lidhet me situaten e veshtire kudo ne Europe per sa u perket ngricave dhe permbytjeve edhe ne vendet fqinje te Shqiperise. Por nga ana tjeter e gatshme per ndihme edhe treguar menjehere Kosova. Burime prane Ministrise se Mbrojtjes bejne te ditur se drejt vendit tone qeveria e Kosoves ka nisur 60 trupa shpetimi dhe po keshtu kater mjete lundruese me kapacitet te madh te cilat aktualisht jane vene ne sherbim te banoreve ne zonen veriore te vendit. Nga ana tjeter pasditen e djeshme kane nisur ndihmat edhe nga nje vend mik i Shqiperise sic eshte Turqia. Ka qene Presidenti Bamir Topi i cili mesditen e djeshme ka pasur nje bisede telefonike me Presidentin e Republikes se Turqise Abdullah Gyl ku bisedoi lidhur me situaten emergjente te krijuar ne vend nga reshjet e shumta qe kane permbytur zonat ne veriperendim te Shqiperise. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences Topi e njohu Gyl-in me detaje te kesaj situate dhe me masat qe po ndermerren nga shteti shqiptar per ti ardhur ne ndihme popullates se prekur nga kjo fatkeqesi. Ne lidhje me kete situate Presidenti Topi kerkoi dhe mbeshtetjen e pales turke per logjistiken dhe transportin. Po sipas njoftimit per shtyp Gyl ne emrin e tij personal dhe te popullit turk i shprehu Topit solidaritetin e plote dhe mbeshtetjen per te gjithe ata njerez te cilet jane duke u perballur me pasojat e renda te ketyre permbytjeve. Gyl e siguroi Presidentin Topi per gatishmerine e tij institucionale per te ndihmuar Shqiperine ne keto momente dhe pala turke sapo konfirmoi se ndihmat do te vijne qe kete pasdite theksohet ne njoftimin e Presidences. Por nga ana tjeter Forcat e Armatosura Shqiptare jane investuar te gjitha ne kete situate te rende. Paraditen e djeshme eshte bere e mundur edhe ndihma detare ku anije nga Porti i Shengjinit kane mberritur ne Velipoje me ndihma dhe furnizime per banoret e zonave te permbytura ne Veri te vendit. Ky lloj transporti ka qene i pamundur ne ditet e para te permbytjeve si rezultat i detit me dallge teper te larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›