Mbi konvertimin fetar tek shqiptaret
Cilitdo populli qe ti kete ndodhur fenomeni i konvertimit fetar shenon nje nga ngjarjet me destabilizuese dhe me pasoja te qenesishme per te ardhmen e tij dimensioni fetar i nje popull njekohesisht eshte edhe nje prej elementeve formezues te identitetit te tij ndaj te debatosh shkencerisht kete problem kerkon kompetence te larte...
Problemi i konvertimit fetar paraprakisht kerkon nje qasje metodologjike te plote e cila duhet ti jape pergjigje shume aspekteve dhe jo vetem atij historik. Qasja metodologjike qe studiuesi perzgjedh per hulumtimin e nje
problemi madhor se pari vecon nje studiues amator nga nje profesionist por ne mase derrmuese paragjykon edhe kualitetin e punes se nje studiuesi profesionist. Kurse nje punim serioz shkencor mbi konvertimin fetar te shqiptareve duhet se pari ti pergjigjet te gjitha pyetjeve qe nje lexues i kualifikuar ka ne koken e tij pavaresisht bindjeve ideologjike dhe se dyti te sherbeje si bazament i forte per studime me te thelluara qe e ardhmja do te kerkoje.
Giuseppe Valentini ne vitet e Luftes II Boterore trajtimin e historise fetare te shqiptareve e gjeti krejt te pamjaftueshem. Sipas ketij albanologu te njohur kishte shume per te bere ne kete fushe duke filluar qysh nga grumbullimi i burimeve dokumentare qe i perkasin Mesjetes dhe periudhes osmane kryesisht ne arkivat italiane dhe ato osmane por edhe dokumentet qe gjendeshin ne kishat dhe xhamite e Shqiperise.
Principet metodologjike ne studimin e konvertimit fetar gjate sundimit osman jane aq te rendesishme sa po ti hedhesh nje sy studimeve mbi kete fenomen te kryera nga historiane te vendeve te ndryshme te Ballkanit por qe ndanin te njejtin sistem politik gjate gjysmes II te shek. XX do te verejme se metodologjia marksiste qe sundonte ne studimet e tyre e eleminoi teresisht problemin e dallimeve nacionale. E thene me shkoqur mes Selami Pulahes Shqiperi Nedim Filipovic-it Bosnje dhe Antonina Zhelyazkov-es Bullgari nuk ka dallime thelbesore metodologjike pasi ndonese i perkisnin nacionaliteteve te ndryshme ata operuan me principet e metodologjise marksiste.
Ndersa sot e kemi luksin te flasim per kete fenomen qe ka te beje direkt me ceshtje te identitetit te shqiptareve. Duhet kujtuar se para vitit 1990 ne Shqiperi feja ishte e ndaluar dhe per rrjedhoje edhe studimi i historise fetare te shqiptareve ishte e ndaluar ndaj sot eshte e veshtire te flasesh per kontribute gjitheperfshirese dhe shteruese ne kete fushe.
Krahasuar me konvertimin nga paganizmi ne Krishterim konvertimi masiv i shqiptareve ne Islam ka nje avantazh te madh ndersa per konvertimin e shqiptareve ne Krishterim te dhenat jane shume sporadike aq sa mund te thuhet se jane fare te pakta dhe jo sistematike. Konvertimi i tyre ne Islam eshte nje proces historik teresisht i dokumentuar. Pra ne rastin e islamizimit te shqiptareve sot kemi shansin te perdorim gjeresisht burimet osmane tek te cilat gjejme te dhena si statistikore ashtu edhe te natyrave te tjera. Por per te ndricuar kete proces ne sot kemi ne dispozicion edhe raporte te hartuara nga misionare te krishtere dhe udhetare te ndryshem perendimore te cilat mund te thuhet se se bashku me dokumentacionin osman e plotesojne mjaft mire panoramen e ketij procesi.
Duke qene proces mirefilli konvertimi fetar procesi i islamizimit na jep mundesine te shohim edhe se cili eshte qendrimi qe shqiptaret mbajne ndaj fese pra sa i rendesishem eshte komponenti fetar ne jeten dhe aktivitetin e tyre ne cfare kushtesh shqiptaret e gjykojne lenien e nje feje dhe kalimin ne nje tjeter si rruge kompromisi apo mbijetese a ishte konvertimi nje fenomen i cili ndodh per arsye doktrinore apo ishte nje rruge pragmatike per ti siguruar vetes nje jete me te mire dhe nje shkalle integrimi me te larte ne strukturat e perandorive boterore ku ata kane bere pjese dhe sa ky fenomen ka tentuar te cenoje etnicitetin e tyre. Pra duke zbuluar arsyet e konvertimit te shqiptareve ne Islam krahasuar edhe me fqinjet qe perjetuan te njejtat kushte historike ne mund te heqim paralele edhe per qendrimin tradicional dhe kushtet historike ne te cilat shqiptaret pranojne nje fe te re. Duke qene se subjekti i islamizuar jane shqiptaret po aq sa historia nen shqyrtim nen analize duhet vendosur edhe natyra menyra e jeteses zakonet doket e traditat e tyre pra ata elemente qe shqiptaret i bejne te ndryshueshem ne aspektin fetar por te ndryshem edhe nga fqinjet e tyre qe i rezistuan presionit te islamizimit.
Fenomeni i konvertimit fetar cilido qofte ai dashur pa dashur duhet te analizoje edhe vendin qe besimi ze ne sistemin mendor shqiptar e cila nga praktika e perditshme verehet se konservon mbetje te dukshme pagane. Pra krejt natyrshem lind pyetja a kane pasur si Krishterimi ashtu edhe Islami ndikim krejt siperfaqesor pa influencuar dukshem mbi format pagane te besimit te shqiptareve Studimi i historise fetare te shqiptareve si ajo e krishtere ashtu dhe ajo islame patjeter qe duhet ti jape pergjigje edhe nje pyetjeje te tille.
Nje qasje e tille kerkon nje njohje shume te mire si te historise islame ashtu edhe te asaj te krishtere pasi islamizimi i shqiptareve duhet perceptuar jo vetem si proces konvertimi masiv ne Islam por edhe si nje proces erozioni i feve dhe besimeve paraislame ne Shqiperi. Ne kete kuader historia e Krishterimit ne pergjithesi dhe ajo ne viset shqiptare ne vecanti gjate shek. XV-XX eshte e nje rendesie te dores se pare edhe per studimin e islamizimit. Studimet per Krishterimin ne menyre te pashmangshme jane edhe arena vleresimesh per natyren e fese islame por edhe per karakterin e shtetit osman dhe rolin e peshen qe Islami ka pasur ne politikat e kesaj perandorie. Duhet theksuar se metodologjikisht Krishterimi perben anen tjeter te medaljes kur bejme fjale per konvertimin e shqiptareve ne Islam.
Por njohja e historise se Krishterimit katolik dhe ortodoks ne viset shqiptare eshte e domosdoshme edhe per nje arsye tjeter kur Islami erdhi ne viset shqiptare ai nuk e gjeti terrenin bosh aty kishte nje situate fetare me vecorite e veta. Pa asnje medyshje mund te thuhet se Islami me osmanet per here te pare erdhi ne viset shqiptare ne menyre te organizuar cka do te thoshte se ndryshe nga kontaktet e meparshme ai tashme erdhi me synimin per tu vendosur gjate ne kete pjese te Ballkanit ashtu si edhe sundimi politik i shtetit osman. Fenomeni i perhapjes se Islamit mes shqiptareve duhet patjeter te analizohet si nje problem me dy dimensione kohore se pari periudha paraislamike cka shpjegon terrenin e favorshem ku Islami u perhap dhe se dyti periudha osmane me faktoret e ndryshueshem nga shekulli ne shekull.
Ne rastet e konvertimeve fetare dhe per me teper kur behet fjale per ate te popujve qe jane nen juridiksionin e formacioneve politike perandorake duhet marre ne konsiderate edhe dimensioni fetar i politikave afatgjata perandorake por edhe roli i perandoreve apo sulltaneve. Nje vemendje e vecante u duhet kushtuar edhe perplasjeve te fuqive europiane ne Ballkan te cilat edhe ndryshonin konjukturen ekzistuese nderkombetare. Keto perplasje jo rralle edhe nga palet motivoheshin si perplasje qyteterimesh me bosht fetar.
Ne rastin e fenomenit te islamizimit ne trajtimet e deritanishme shqiptaret me se shumti jane pare vetem si viktima nderkohe qe duket logjikisht e veshtire se ndryshimi i struktures fetare te shoqerise shqiptare gjate periudhes osmane te shpjegohet vetem me protagonizmin e pales sunduese. Sic edhe vetekuptohet fenomeni i konvertimit ne Islam duhet konsideruar si nje proces i shtrire ne kohe dhe me shume faktore komponente e protagoniste.
Ne studimet e derisotme mbi Islamin jo vetem ne viset shqiptare por edhe ne pergjithesi per fenomenin e perhapjes se Islamit ne bote i eshte dhene shume pak vend asaj se cfare thote doktrina islame mbi konvertimin dhe cili eshte qendrimi qe teoria islame ofron per komunitetet jomyslimane qofshin keto monoteiste apo politeiste. Ketu duhet te veme ne dukje se Islami ka pjese te teorise se vet te perpunuar ne shekuj Doktrinen islame mbi luften dhe paqen e cila i jep shpjegim shume veprimeve te kryera nga osmanet. Nuk duhet anashkaluar fakti qe Islami eshte feja e vetme monoteiste e cila pranon ekzistencen e komuniteteve jomyslimane brenda territoreve ku shteti islamik ka vendosur sundimin e vet. Me kete fakt shpjegohet edhe realiteti i sotem pse ne kemi jo pak komunitete ortodokse dhe katolike ne Ballkan megjithese ato jetuan per 500 vjet me radhe nen sundimin e nje shteti islam. Mosnjohja e doktrines islame i le shteg keqinterpretimeve te cilat shtrihen ne shume fusha dhe kane efekt domino edhe ne shpjegimin e Islamit ne viset shqiptare. Se pari ajo do ti ofronte nje pergjigje formulimit te ndryshueshem sipas te cilit shqiptaret u konvertuan ose me dhune ose vullnetarisht formulime qe nga qarqe me bindje te ndryshme fetare dhe ideologjike fatkeqesisht nuk kane cuar ne sqarimin shkencor dhe perfundimtar te problemit por edhe ne sqarimin e opinionit te gjere publik sesi ndodhi me te vertete procesi i islamizimit te shqiptareve. Te dyja formulimet e mesiperme jane gjykime ekstreme dhe shkencerisht naive ndaj ato vecse e paragjykojne ate se cfare ndodhi realisht.
Pavaresisht se behet fjale per konvertimin ne Islam nje njohje shume te mire kerkon edhe Doktrina e Krishtere per te njejtin problem ashtu edhe institucioni i kryqezates. Vetem keshtu mund te percaktohen qarte dimensionet e rezistences dhe te konvertimit fetar te shqiptareve gjate periudhes osmane.
Kalimi masiv i shqiptareve ne Islam ndodhi gjate shekujve te sundimit osman pra vetem pasi osmanet kaluan Dardanelet. Ne kete kontekst duhet analizuar se cili eshte vendi i kesaj perandorie te fundit islame ne kurben e zhvillimit te fese dhe qyteterimit islam. shte e vertete qe Islami nuk eshte fe turke por nje fe universale por ketu duhet te kemi parasysh nje fakt te pamohueshem qe feja islame ne viset shqiptare mberriti me te gjitha karakteristikat dhe vecorite qe mbartte Islami turk. Ky Islam i cili erdhi nga Anadolli me pas ngjizi ne vetvete edhe shume nga traditat dhe trajtat zakonore lokale te shqiptareve duke formezuar ate qe sot mund ta quajme modeli shqiptar i Islamit i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje variacion lokal i nje feje universale.
Qasja e ketij problemi me standardet metodologjike bashkekohore eshte edhe rruga e vetme qe do te coje realisht drejt zbulimit te shkaqeve te konvertimit shqiptareve ku thelbesore qendron pergjigjja qe do ti jepet pyetjes a jane shqiptaret fanatike te nje doktrine fetare apo perdorues te faktorit fetar si nje instrument per te garantuar ekzistencen e tyre
Dritan Egro