Mediat nderkombetare Permbytjet ne Shqiperi rezultat i shiut
Mediat e rendesishme nderkombetare i permendin permbytjet qe po ndodhin ne Shqiperi ne kuader te motit te keq qe ka pushtuar nje pjese te madhe te Europes dhe kryesisht pjeses Juglindore te saj. Agjencia franceze e lajmeve AFP thekson ne nje raport te saj se permbytjet kane bere qe nje pjese e madhe e qytetareve ne Veri te vendit tone te evakuohen drejt zonave me te sigurta. Po keshtu agjencia e prestigjioze e lajmeve duke iu referuar zyrtareve shqiptare thekson se permbytjet kane ardhur si rezultat i fryrjes se lumenjve dhe derdhjes se tyre si pasoje e reshjeve te medha te shiut. Po keshtu AFP permend faktin se permbytje jane shkaktuar edhe ne Bosnje Serbi dhe Malin e Zi. Nje vemendje te madhe permbytjeve kryesisht ne zonen veriore te Shqiperise i kushtetohet edhe nga agjencia bullgare e lajmeve Fokus. Ne kete agjenci permendet edhe fakti se Shqiperia i ka kerkuar ndihme NATO-s per perballimin e kesaj situate kritike. Nje artikull te zgjeruar per permbytjet ne vendin tone paraqet edhe gazeta Southeast European Times. Ne artikullin e kesaj gazete te Europes Juglindore theksohen thirrjet e zyrtareve shqiptare per evakuimin e popullsise ne zona me te sigurta dhe per faktin se nje pjese e mire e tyre i kane degjuar dhe u jane bindur ketyre thirrjeve.