E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzimi, i dëmshëm për Serbinë

Serbia duhet të marrë pjesë në forumet rajonale në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e Prishtinës, ka thënë drejtori i Zyrës qeveritare për integrim në BE, Milan Pajeviq, duke shtuar se prania e përfaqësuesve të Serbisë në takimet ndërkombëtare nuk ka asnjë lidhje me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia duhet të marrë pjesë në forumet rajonale në të cila marrin pjesë përfaqësuesit e Prishtinës, pasi kjo është në interes të shtetit tonë. Vetë përjashtimi është kontraproduktiv dhe vazhdon të na vendos në pozitë pasive ndërsa ne që jemi vendi i cili ka pozitë të bëhet akteri kryesor rajonal nuk duhet vetit t’ia lejojë më një gjë të tillë”, ka thënë Pajeviq për gazetën Blic.

Sipas tij, prania e përfaqësuesve të Serbisë në takimet ndërkombëtare nuk ka asnjë lidhje me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse është aq shumë e nevojshme ta potencojmë qëndrimin tonë të njohur në këtë temë, atëherë është mjaftueshëm e nevojshme që në çdo fillim takimesh të lexohet një teksti i përshtatshëm i përfaqësuesve tanë”, ka thënë ai.

“Kritikuesit eventual të këtij qëndrimi duhet ta bindin publikun se ishte mirë që Serbia nuk përfitoi tre milion euro për dy projekte nga Programi për kuadrin investues për Ballkanin Perëndimor, pasi përfaqësuesit tanë nuk morën pjesë në takimin e qershorit në Vjenë për shkak të fusnotës! Shembuj të ngjashëm ka më dhjetëra”, ka thënë Pajeviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›