E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia sheh endrra atomike

Duhet te kete nje plan te pavarur per energjine ne Kosove e Shqiperi. Ky plan duhet te shkoje ne kundershtim me interesat e qeverise gjysmekolonialiste te Sali Berishes

Nga Max Brym

Shqiperia dhe Kosova kane probleme me energjine. Por energjia atomike nuk eshte kurrsesi nje zgjidhje. Energjia atomike eshte nje rrezik vdekjeprures per te gjithe njerezit ne Kosove dhe Shqiperi.

Nje fakt i tille mund te konfirmohet shume kollaj nese sheh ate qe po ndodh ne Japoni. Kryeministri shqiptar Sali Berisha prej vitesh eshte kthyer ne nje agjent te lobeve te pangopura te energjise atomike. Berisha sheh endrra radioaktive. Sipermarresit e huaj do te ndertojne ne Shqiperi ate qe nuk mund te ndertojne dot ne shtepite e tyre centrale atomike.

Qe ne vitin 2007 Berisha ka prezantuar nje plan per te ndertuar ne Durres nje central te tille me ndihmen e te huajve. Ne media mund te lexohet se si Berisha beri te ditur se shume firma te huaja kane shprehur interesin e tyre per te prodhuar energji atomike ne Shqiperi e per ta eksportuar ate me pas ne Itali ku ndertimi i centraleve atomike eshte i ndaluar me ligj.

Per disa kohe u mendua se nje plan i tille kishte vdekur. Por Berisha po kerkonte investitore. Qe nga viti 2009 ka nje plan per te ndertuar ne veri te Shqiperise ne brigjet e lumit Buna ne Shkoder nje central atomik. Kostoja e nje centrali te tille mendohet se mund te shkoje deri ne kater miliarde euro.
Centrali me energji berthamore do te ndertohet nga nje konsorcium italo- kroat. Shqetesimet jane te shumta. Vijne edhe per shkak se ekziston rreziku i termeteve ne kete zone. Shqiperia eshte nje vend me aktivitet te larte sizmik. shte interesant fakti se jo larg vendi ku planifikohet te ndertohet centrali atomik ka pasur nje termet shkaterrimtar ne vitin 1979.

Kleine Zeitung shkroi pardje Kryeministri italian Berlusconi ka perforcuar serish idene e energjise berthamore. Kjo shkon ne kundershtim me nje referendum te popullit te vitit 1986 qe dha voten kunder ndertimit te centraleve atomike.

Per kete arsye Berlusconi eshte ne kerkim te vendeve per te ndertuar centrale. Ne vitin 2013 pritet te nise puna per ndertimin. Energjine atomike gadishulli Apenin pritet ta marre nga Shqiperia e cila do e eksportoje ate ne Itali. Ekspertet paralajmerojne per rrezikun e termeteve ne veri te Shqiperise.

Por e gjitha kjo nuk i ben pershtypje Berishes. Nuk ka asnje sqarim nga ana e qeverise shqiptare se ajo ka hequr dore nga planet atomike. Edhe sipas mendimit te eksperteve me te mire Shqiperia nuk eshte nje vend per centralet berthamore. eshtja e mbeturinave berthamore nuk eshte zgjidhur ne asnje vend jo me ne Shqiperi.

Duhet te kete nje plan te pavarur per energjine ne Kosove e Shqiperi. Ky plan duhet te shkoje ne kundershtim me interesat e qeverise gjysmekolonialiste te Berishes.

Lajme te ngjashmeBerisha uron Pacollin Bashkepunim vellazeror Berisha homazh per viktimat e termetit e cunamit ne JaponiBerisha-Pacolli Vullnet per ndertimin e veprave te medha ne infrastrukture Behgjet Pacolli per here te pare si President neser ne Tirane Albin Kurti Bashkimin e duan shqiptaret e dy shteteve politikanet ta pranojne LidhjeBerlusconi central atomik Central me energji berthamore gadishulli Apenin Kleine Zeitung Kosove kryeministri italian Kryeministri shqiptar lumi Buna Max Brym sali berisha Shkoder shqiperi Shqiperia sheh endrra atomike

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›