Berisha risolli skemat piramidale
Partia Socialiste shprehu shqetesimin e saj lidhur me ekzistencen dhe funksionimin e disa skemave piramidale. Deputeti socialist, Taulant Balla, duke u ndalur ne kete ceshtje, vuri ne dukje faktin se keto skema piramidale nuk funksionojne vetem ne Korce, por ne shume rrethe te Shqiperise, duke kthyer keshtu friken e friken e viteve '96-'97. Duke fajesuar ne menyre te drejtperdrejte qeverisjen aktuale kete situate, Balla u shpreh se "eshte po e njejta forme, vetem se skema e Vefa-s, eshte zevendesuar nga skema e Sali Berishes, skema e Kamberit, eshte zevendesuar nga skemat e Mediut, te Pollos, te Ndokes, te Xhuvelit e te tjere me radhe. Kjo qeveri grabitese, po vazhdon t'i varferoje cdo dite edhe me shume shqiptaret, per vete faktin se kjo qeveri po rishfaq edhe njehere, ne menyre te tmerrshme, te njejtat skema, te cilat grabiten parate e shqiptareve ne vitin '97". Per kete arsye, ligjvenesi socialist u beri thirrje institucioneve te drejtesise, Prokurorise se Pergjithshme, te fillojne menjehere hetimet. Nderkohe, sipas Balles, nje shqetesim te tille PS pritet ta ngreje dhe ne Kuvendin e Shqiperise.