Estonia ofron investime per Kosoven
Anetaret e nje delegacioni te Parlamentit te Estonise thane dje ne Prishtine se vizita e tyre behet per t'i ofruar ndihme shtetit te ri te Kosoves. "Kemi ardhur per t'i ofruar ndihmen tone shtetit te ri te Kosoves dhe do te kthehemi ne Estoni me bindje te plote se ne Kosove ka hapesire dhe mundesi te medha zhvillimi dhe investimesh", tha kryesuesi i delegacionit estonez, Hannes Astok, gjate takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu. "Tani, detyra jone eshte qe kete realitet ta percjellim ne qarqet tona dhe te bejme qe Kosova te promovohet edhe jashte", tha Astok. Sejdiu tha se vendi e mirepret pranine civile nderkombetare ushtarake dhe shfaqi bindjen se prania e tyre do te ndihmojne ne ecjen e shpejte te Kosoves drejt bashkepunimeve rajonale dhe integrimeve euroatlantike. Ai theksoi dhe rendesine e pervojave te mira qe ka pasur Estonia ne rrugen e saj te integrimit dhe shprehu gatishmeri per nje bashkepunim sa me te ngushte mes Republikes se Estonise dhe Republikes se Kosoves.