E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pëlqejnë rolet e komplikuara

Leonardo DiCaprio zgjedh rolet e tij në bazë të karakterit të tij dhe jo në bazë të zhanrit të filmit.

Ylli i “Titanic” këmbëngul se ai kurrë nuk mendon për llojin e zhanrit të filmit në të cilin ai do të luajë, por bën plane që roli që do ta zgjedh për filmin e ardhshëm, të jetë një rol interesant.

“Unë kurë nuk kam dyshuar në materialin që më është dhënë. Unë nuk e bëj një film për shkak se nëse ndjej se është koha për film fantastiko-shkencor, komedi apo zhanër tjetër. Unë e bëj për shkak se jam i motivuar, më intereson dhe ndihem në shërbim të karakterit. Dhe me pëlqejnë rolet e komplikuara", tha DiCaprio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›