E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Lasgushi

Në nderim të lirikut të madh, poetit Lasgush Poradeci, në 115 vjetorin e tij të lindjes, drejtoria Arsimore në Pogradec organizoi të shtunën një veprimtari kulturore, ku u përkujtua jeta dhe vepra e poetit.

Pedagogë, studiues dhe poetë, folën për krijimtarinë e Lasgushit, simbolikën e poezisë, veçorinë e ligjërimit të tij poetik, botën Lasgushiane dhe letërkëmbimin e poetit me mikun dhe prozatorin e shquar, Mitrush Kuteli.

Llazar Gusho, i njohur në letrat shqipe me emrin letrar Lasgush Poradeci, ka lindur në Pogradec më 1896. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studioi në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.

Familja e tij ka luajtur një rol të veçantë në çeljen e shkollës së parë shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjes patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Ndër vjershat e para të tij janë “Dita e njëzet e tetës”, “Naimit”, “E fundit mërzitje” etj. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij poetik “Vallja e yjeve” dhe më 1937, përmbledhja e dytë “Ylli i zemrës”. Veç lëvrimit të poezisë, poeti shqipëroi, me një nivel të lartë artistik pjesë nga krijimtaria e poetëve botërorë si Eminesku, Mickievic etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›