I penduari Tritan Shehu: Nuk mund të sillemi barbarisht ndaj kishave apo xhamive
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duket se ka reflektuar për qnedrimet ndaj kishave dhe xhamive. Duke folur për Ness 24 në lidhje me ngjarjet e Përmetit, ai ka thënë se nuk mund të sillemi barbarisht ndaj objekteve fetare.
Ajo që ndodhi në Përmet ishte diçka e shëmtuar. Nuk mund të trajtohet ashtu një kishe dhe orenditë e saj. Duhet më shumë respekt e kujdes në të tilla situata. Nuk mund të sillesh me një kishë apo xhami, sikur të kishe përballë një magazinë apo diçka të ngjashme. Unë mendoj se me qetësi, dialog e respekt reciprok, kjo çështje mund të zgjidhej dhe mund të zgjidhet përsëri në një mënyrë civile dhe të pranueshme për të dy palët, Bashkinë e Përmetit dhe Kishën Ortodokse aty, tha Shehu.
Të paktën duket se Shehu ka ndryshuar endim për këtë çështje, pasi në vitin 1967, ka qenë një ndër iniciatorët për prishjen e kishave dhe xhamive./b.l
