Rama: Vendosja e kontrollit mbi territorin, sfidë. Europën e ëndërruar ta ndërtojmë këtu
Në ditën e dytë të konferencës Shqipëria e gjeneratës tjetër, kryeministri Edi Rama ka thënë se vendosja e kontrollit të territorit, do të jetë një sfidë e madhe për qeverinë e ardhshme.
Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur. Modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme, pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim, si dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social tha Rama.
Sipas tij, Europën e ëndërruar duhet ta ndërtojmë këtu, duke krijuar konkurrencë dhe meritokraci.
“Europën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkurrencë dhe meritokraci”, vijoi më tej Rama./b.l