E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës

PRISHTINE- Zv/kryeministri kosovar, Behxhet Pacolli ka deklaruar sot se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai vlerësoi se kjo është njohje e rëndësishme për Kosovën nga shtetet afrikane, ndërsa paralajmëroi se do pasohet me njohje të tjera.

Para këtij njoftimi, kryeparlamentari kosovar Jakup Krasniqi, sot, në takim me një grup studentësh nga Kanada ka thënë se Kosovën tashmë e kanë njohur 99 vende të botës. 

Në faqen zyrtare të MPJ-së kosovare, figurojnë 96 njohje të Kosovës dhe e fundit është Saint Kitts dhe Nevis, 28 Nëntor 2012.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›