“The Sun”: Murinjo firmos zyrtarisht me Çelsin për 4 vjet
ANGLI- Zhoze Murinjo është trajneri i ri Çelsit. Kështu të paktën deklaron tabloidi anglez “The Sun”, sipas së cilës, tekniku portugez ka firmosur kontratën e tij me klubin e ri gjatë natës së të martës. Kontrata e re ka një kohëzgjatje prej 4 vjetësh dhe trajneri luzitan do të përfitojë në total një shumë rreth 40 milionë stërlina.
Murinjo kishte mbërritur në Londër të hënën, për të qenë i pranishëm në ndeshjen e “play-off”-it mes Watfordit dhe Krystal Palases. Ndërkohë, në klubin londinez nuk fshihet entuziazmi, ku drejtuesit janë shprehur shumë të kënaqur dhe kanë premtuar një sezon fantastik.
Një prej burimeve të brendshme të klubit është shprehur se tashmë është zyrtare dhe të gjithë janë të lumtur për rikthimin e tij. Murinjo, përpara se të fillojë punën me Çelsin, duhet të përfundojë sezonin me Realin e Madridit, ku ka akoma një ndeshje për të luajtur.
Pas këtij takimi, do të kryejë një kohë të shkurtër pushimesh me familjen e më pas i duhet të kthehet në Kobham, atje ku do fillojë të përgatisë me detajet më të vogla aventurën e tij të re. Debutimi në rikthimin e Murinjos te skuadra e Çelsit do të ndodhë gjatë një turneu që londinezët do të bëjnë në Tajlandë në muajin korrik.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)