E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas, alarm fals për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë

TIRANE – Alarm për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë, i cili u ul në aeroportin e Rinasit rreth orës 19:50. Alarmi është dhënë gjatë kohës që avioni ishte në fluturim, duke shkaktuar panik tek pasagjerët.

Mësohet se alarmi është shkaktuar pas gjetjes së një telefoni celular pa pronar në avion, që dyshohej se mund të ishte një bombë e telekomanduar.

Sapo avioni është ulur në Aeroportin e Rinasit pasagjerët i janë nënshtruar një kontrollit të imtësishëm të policisë. Pas kontrollit të të gjitha bagazheve dhe kryerjes së të gjitha procedurave, policia konfirmoi se alarmi ka rezultuar fals.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›