E Diel, 1 Nëntor 2026

I përplas makina, 1 e vdekur,2 të plagosura

Pogradec- Një shtetase ka vdekur dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosura, në një aksident automobilistik që ka ndodhur në Pogradec, në lagjen Nr.1 të qytetit.

Sipas burimeve zyrytare të policisë, mësohet se nga aksidenti i ndodhur natën e së hënës ka humbur jetën shtetasja 16-vjeçare Elsiona Pambuku, nga fshati Mëmlisht. Ndërkohë kanë mbetur të plagosura kushërirat e saj, B.A, 14-vjeçedhe S.A 6 vjeç, që ndodhen në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se aksidenti automobilistik ka ndodhur, pasi një automjet tip "Suzuki Vitara”, i drejtuar nga 18-vjeçari Leant Gjona, në vendin e quajtur "ish-ferma", ka përplasur tre vajzat adoleshente.

Vajza e aksidentuar me vdekje kishte shkuar për vizitë tek halla e saj në Pogradec dhe në mbrëmje kishte dalë me kushërirat. Në kohën që po ktheheshin në banesë, kanë hyrë në një minimarket për të blerë kokoshka. Kur kanë dalë nga dyqani, jnë përplasur nga një makinë, e cila kishte dalë nga rruga. Pasojat për më të madhen kanë qenë tragjike.

Policia ka arrestuar me akuzën "shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" 18-vjeçarin Gjona. Mësohet se ai kishte marrë makinën e kunatit të tij grek, por ajo i ka dalë jashtë kontrollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›