Letërsia, notë maksimale vetëm 3800 maturantë
Tiranë- Ka përfunduar nxjerrja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2008, Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Sipas rezultateve, kalueshmëria në shkallë vendi është 91.89%.
Pas përfundimitme sukses të procesit të korrigjimit të testevenë të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier ka filluar qysh dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla.
Në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2008, Letërsi dhe Gjuhë shqipe, morën pjesë 31 880 nxënës.
Sipas ministrisë së Arsimit, me nota 9-10 janë vlerësuar vetëm 3800 nxënës, që janë 11.92% e totalit të maturantëve.
“Kanë marrë nota të nivelit 5-6 gjithsej 12 483 nxënës, dmth 39,15% e totalit dhe
nota të nivelit 7-8 kanë marrë gjithsej13 011 nxënës, dmth 40,81% e totalit”- thonë burimet zyrtare.
Specialistët kanë vënë re një shpërndarje normale të notave, gjë që duket qartë nga trajta e kurbës së shpërndarjes. Veç kësaj, rezultatet e këtij viti në provimin e Letërsi-Gjuhë shqipe të Maturës Shtetërore janë më të mira se ato të vitit të kaluar në cilësi. Një nga treguesit që dëshmon për këtë është rritja e numrit të nxënësve të vlerësuar me notën 10, në krahasim me vitet e meparshme.
Rezultatet e arritura do të jenë objekt studimesh të mëtejshme të thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH.