E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolucion, një cigare e re pa tym

NicStic është një tub plastik që do të tentojë të zëvendësojë cigaren e dëmshme. Tubi ka një spirale që bën avull por nuk e djeg nikotinën.

Në fund të tubit është një filter që nga nxehtësia çliron erën e nikotinës por nuk e djeg atë. Përderisa kjo cigare nuk ka tym, nuk ka as katranin, arsenikun as nikotinën e një cigarje normale.

“Nuk pretendoj ta bëj popullore këtë lloj cigare por mendoj se do të jetë një ndihmës i mirë për ata që duan ta lënë atë” – thotë Victor Chambers, shpikësi i kësaj cigarje i cili është edhe vetë një duhanpirës i rregullt.

NicStic, shitet edhe nëpër internet për 80 euro. Në paketën ka një plastik, tre rregullues rryme dhe një karton me filtra të ngjashme me kutitë e sotme të cigareve. Cigarja nxehet nga një bateri 3.7 volt, bateri e njëjtë me të celularëve ose kamerave dixhitale; me një të karikuar, bateria mund të tymosë rreth 20 cigare.

“Është një shpikje që të ndihmon të lësh cigaren” – thotë Dr. Giacomo Mangiaracina, kryetar i fushatës anti –duhan në Itali.

Cigarja duhet të jetë me baterinë ndezur në momentin që thithet. Këto cigare pritet të hyjnë së shpejti në tregun amerikan

Në Itali, ministria e Shëndetësisë e deklaroi NicStic si një cigare të pastër dhe lejoi shitjen e saj pa asnjë problem.

Në SHBA, cigaret pa tym janë quajtur si cigare, por është një rregull që pritet të ndryshojë së shpejti.

NicStic i kalon të gjitha ligjet e anti-duhanit, në të gjitha baret dhe restorantet.

Andrë Davies është një nga duhanpirësit të cilët shkojnë kudo nëpër botë dhe thotë “Faleminderit që  pini duhan”. Ai u çudit kur në cigaren NicStic, kishte vërtet vetëm 2 miligram nikotinë ashtu siç ishte shkruar në kuti, ndryshe nga ç’tregonte shija e saj. Por edhe pse shija ishte njësoj me cigaret e tjera menjëherë ai doli jashtë për të blerë një Philip Morris ose Stuyvesant. …

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›