Problemet me listat, gjykata shqyrton 260 kerkesa
TIRANË- Gjykata e Tiranës, vijon punën për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga qytetarët, të cilët nuk i kanë gjetur emrat në listat e votuesve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Në këtë gjykatë, sipas burimeve janë paraqitur nga qytetarët 415 kërkesa për leje votimi. Nga këto, janë shqyrtuar 260 kërkesa, 190 prej të cilave janë pranuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije në këtë proces janë angazhuar të gjithë gjyqtarët, me qëllim që asnjë nga kërkesat të mos mbetet pa shqyrtuar. Shqyrtimi i këtyre kërkesave nga Gjykata, vijon përgjatë ditës së sotme deri mesditën e së nesërmes, sipas Kodit Zgjedhor.