Kërkohet zëvendësimi i vulës së humbur të KQV, Korçë
TIRANË- KQZ shqyrtoi sot në mesditë kërkesën e komisionit zonal të administrimit zgjedhor (KZAZ) nr. 32 në Qarkun e Korçës për zëvendësimin e vulës së humbur të qendrës së votimit 3904.
Ekspertët ligjorë të KQZ-së informuan për këtë situatë, duke u shprehur se administrata e KQZ-së e ka dorëzuar të rregullt materialin zgjedhor në KZAZ-në nr.32. Kur kjo e fundit ka filluar shpërndarjen drejt qendrave të votimit, KZAZ 32 konstaton mungesën e vulës së QV-së 3904. Në këtë situatë kjo KZAZ kërkon zëvendësimin e vulës së humbur.
Vendimi i KQZ-së për këtë çështje do të merret në orët në vazhdim, pasi nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi sqarime nga anëtarët e KZAZ-së nr. 32 në Qarkun e Korçës për këtë situatë.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ miratoi dhe aktin "për trajnimin e anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave". (atsh)
Shënim i redaktorit: Për shkak të një problemi në server komentet e lexuesve për shkrimet në 'Shekulli Online' nuk mund të shfaqen. I kërkojmë ndjesë lexuesve tanë. Të gjitha komentet do shfaqen menjëherë pas riparimit.