E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputeti takon Hoxhajn

Një parlamentar europain ka qëndruar sot në zyrat e ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Aty ai ka pritur, eurodeputetin Alojz Peterle.

Hoxhaj ka falënderuar eurodeputetin për mbështetjen që Sllovenia dhe Parlamenti Evropian po japin për Kosovën.
Ai ka njoftuar eurodeputetin slloven për përparimin e madh që ka bërë Kosova gjatë vitit 2012.

“Ky progres është i matshëm, i krahasueshëm dhe konkret, ashtu siç kërkon edhe vet studimi i fizibilitetit. Ajo që ka ndodhur gjatë këtij viti, por edhe në pesë vjetët e fundit prej shpalljes së pavarësisë, tregon se Kosova është transformuar në një shtet dhe shoqëri demokratike, multietnike dhe evropiane”, ka thënë Hoxhaj.

Eurodeputeti slloven, Alojz Peterle, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën.

Peterle theksoi se ai dhe Sllovenia do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në përkrahje të Kosovës drejt zhvillimit dhe proceseve integruese në mekanizmat e Bashkimit Evropian./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›