E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Preshevës votojnë mocionin e reciprocitetit

Kuvendarët shqiptarë në kuvendin e Bujanocit kanë votuar mocionin për respektimin e të drejtave të barabarta në mënyrë reciproke me serbët e Kosovës

Parimi i reciprocitetit sipas tyre, është i nevojshëm meqë te serbët e Kosovës ja në përqendruar të gjithë kurse të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës po injorohen.

Ky është dokumenti i parë që do t’i dërgohet autoriteteve të Beogradit dhe të Brukselit si shenjë e pakënaqësive dhe të trajtimit jo të barabartë.

“Pasi po bisedohet për veriun e Kosovës duhet të bisedohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së. /indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›