E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen lejet për 43 kompani minerare

Vendimi i ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, erdhi pas kontrolleve të vazhdueshme që janë zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nga të cilat ka rezultuar se një numër i caktuar shoqërish që janë të pajisura me leje minerare nuk përmbushin detyrimet ligjore për sektorin minerar.

Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. 

Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur procedurat për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri, të cilat janë njoftuar për një vendim të tillë. Brenda një periudhë 30 ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare. Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit vihen në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mos realizimin e detyrimeve.

Shoqëritë minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejes minerare:

LAMNICA shpk
MATRAKU shpk
ILIRI shpk
AFDA shpk
BABAJ shpk
EKOBETON shpk
XHULJO shpk
MEHILLAJ shpk
EL - TE - IN shpk
EL-DRAGAN shpk
ALIE - B shpk
ZOTAJ - Z shpk
F. BETON & CONSTRUKSION shpk
Ylberi shpk
S A T shpk
ALIE - B shpk
Rosho - Albania shpk
MILIS shpk
A & S - ALBANIA - 04 shpk
GJYLA shpk
RR. URA ASFALTIM NR.2 sha
HOAL shpk
XHULJO shpk
Elbasan Cement Factory shpk
GURI I BARDHE shpk
MEZURAJ shpk
MEZURAJ shpk
ILDI sha
Hasmuça shpk
Arginert Sha
Taullau - X6 shpk
Mineral - Invest shpk
S.E.A shpk
Derrasa G shpk
Marei shpk
Biba-X shpk
Company Riviera 2008 shpk
ANK shpk
Arvo shpk
Salica shpk
Grifi-Xhiglent Albania shpk
Region shpk
Mrozi shpk

/Start/

                                                                                             2011-10-05 17:05
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›