Kupa e Shqipërisë, Besa mund Tiranën
Nga tri ndeshjet e planifikuara për të mërkurën, janë luajtur vetëm dy, sepse ajo e Ersekës, Gramozi-Teuta, është shtyrë, për shkak të kushteve tepër të këqija atmosferike, prej dëborës së rënë. Në Kavajë vendasit hedhin një hap të sigurt drejt sigurimit të një vendi në fazën gjysmëfinale, pas fitores së pastër 2-0 përballë Tiranës me probleme. Megjithëse me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të takimit (dy minuta para fundit të pjesës së parë mbrojtësi Arapi lë fushën e lojës), kavajasit dalin fitimtarë nga një ndeshje që u luajt në fushën e mbuluar me baltë.Portieri tiranas, Blendi Nallbani, ishte protagonisti negativ i kësaj sfide, pasi ishte fajtor në të dy golat e pësuar. Që në minutën e nëntë detyrohet të shkaktojë një penallti, pasi gaboi në kontrollin e topit (11-metërshi u shndërrua në gol nga Mancaku). Kurse gjashtë minuta para fundit “gardiani” bardheblu heziton të largojë topin e mbetur pranë vijës fatale. Daniel Xhafaj ka përfituar, duke e çuar topin në rrjetë.Në takimin tjetër të luajtur sot, Skënderbeu dhe Vllaznia barazuan pa gola në Korçë, duke e lënë plotësihst të hapur çështjen e kualifikimit. Nesër do të luhet çerekfinalja e fundit mes Shkumbinit dhe Dinamos në Peqin. Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:10.02.2010BESA-TIRANA 2-0Shënues: Mancaku 9′ (pen), D.Xhafaj 84′ SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-0 GRAMOZI-TEUTA (e shtyrë) 11.02.2010SHKUMBINI-DINAMO