Grevë 24 orëshe në Greqi në mbështetje të televizionit publik
Greqia nuk është më në listë e vendeve të zhvilluara
Grevë e përgjithshme 24 orëshe në Greqi kundër mbylljes së televizionit shtetëror ERT. Kanë qenë sindikatat që kanë shprehur në këtë mënyrë mbështetjen në shenjë solidariteti me 2700 teknikët dhe gazetarët tashmë të papunë.
Ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse do të votohet projektligji pasi dy nga tre partitë e koalicionit qeverisës kanë deklaruar se do të votojnë kundër.
Por lajmet e këqija nuk ndalojnë këtu. Ka zgjatur vetëm 12 vjet qëndrimi i Greqisë në klubin e ekonomive të zhvilluara. Athina prej pak minutash mban primatin e trishtueshëm si pari vend i zhvilluar që deklasohet në treg në zhvillim nga banka e investimeve Morgan Stanley në një moment që bursa greke ka humbur 91 për qind të kapitalit të saj që nga viti 2007. një goditje tjetër është dhe dështimi i ankandit për shoqërinë e gazit DEPA që synohej tu shitej rusëve të Gazpromit.