I rri besnik Freiburgut

Me gjithë interesimin e disa klubeve nga Bundesliga gjermane, Shqipon Bektashi planifikon të qëndrojë te klubi i tij aktual, SC Freiburg, së paku edhe një vit.
Futbollisti shqiptar, në sezonin e fundit, ka luajtur me ekipin U23 të SC Freiburg, në RegionalLiga Sud (Liga e Tretë gjermane), pasi më parë kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju.
Klubi gjerman planifikonte që ta shiste Bektashin në janar, por në fund vendosi ta mbante dhe ai tregoi paraqitje të shkëlqyeshme në pranverë. Tash SC Freiburg llogarit në mesfushorin shqiptar për ekipin e parë.
“Ashtu është e programuar, unë do të jem pjesë e ekipit të parë të SC Freiburg sezonin e ardhshëm. Shpresoj që mos të pësoj ndonjë lëndim. Në pranverë kam luajtur mirë dhe loja ime u ka pëlqyer zyrtarëve të klubit”, ka thënë 19 vjeçari për Express.
Në adresë të preshevarit kanë arritur oferta nga Hertha, Werder Bremen, Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim. Por, Bektashi e ka ndërmend ta respektojë kontratën e tij, e cila skadon gjatë verës që vjen.
“Kam oferta, por unë luaj te Freiburg që 7 vjet, që kur isha 12 vjeç, andaj unë dhe familja ime jemi ambientuar këtu. Pas një viti, të shohim”, vazhdoi Bektashi i cili sezonin e ardhshëm thotë se do të mundohet ta shfrytëzojë çdo minutë që i ofrohet në Bundesliga 1, me SC Freiburg.
Ai do t’i bashkohet ekipit të parë në fazën përgatitore, por më parë ka një angazhim tjetër dhe mjaft të veçantë. Bektashi është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në Kalmar, ku më 10 qershor kosovarët pritet ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me ekipin suedez Halmstad.
“Më parë kisha kontakte edhe me zyrtarët e Kombëtares shqiptare për ekipin e të rinjve, por unë jam kosovar dhe është nder i madh për mua të luaj për Kosovën. Kjo ftesë më ka bërë të ndihem shumë mirë. Objektiv i imi është që në të ardhmen të jem pjesë e rregullt e përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh në fund Bektashi, i cili më parë ishte shpallur kampion i Gjermanisë me ekipin U17 të SC Freiburg.
Para dy vjetësh, Bektashi, i cili njihet si futbollist me teknikë të përsosur dhe me agresivitet në fushë, e kishte ‘turpëruar’ futbollistin aktual të ekipit të parë të Bayern Munchen dhe njëkohësisht përfaqësueses gjermane, mbrojtësin e majtë, Holger Badstuber.