E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton sonte Botëror në Skaner, prodhimi më i ri i tv Alsat

Duke nisur nga sot e për cdo mbrëmje në Alsat në orën 23:00 merr udhë cikli i emisioneve sportive “Botëror në Skaner”, një prodhim i ri i TV Alsat. Stafi është në përgatitjet e fundit të këtij transmetimi që do të vijë çdo mbrëmje për teleshikuesit e Alsat, në një program që do të përfshijë gjithçka. Vetë drejtuesi i emisionit Gerti çarçani, flet për këtë prodhim të ri që merr spunto nga kampionati botëror.

“Sonte në mbrëmje merr udhë edhe cikli i emisioneve sportive “Botëror në Skaner”. është një prodhim i ri i televizionit Alsat që merr spunto nga kampionati botëror i futbollit, jehona e të cilit është prezente në çdo vend. Televizioni është në aksion të plotë. çdo gjë është në lëvizje deri në minutat e fundit. Suporti është maksimal, suport konstant, i cili ka bërë që gama e materialeve që do të përfshijë ky transmetim nuk do të përfshijë vetëm golat, tek ajo cfarë ndodh në fushë, por tek e gjithë jehona e kampionatit botëror. Janë shërbimet ekskluzive nga kompani të ndryshme që janë pjesë e këtij prodhimi të ri. Do të jenë të gjithë, do të jemi bashkë cdo mbrëmje në Alsat. Ju garantoj që jehona do të vijë edhe këtu në ora 23:00 përpos ditës, përpos emocioneve” thotë drejtuesi i emisionit, Gerti çarçani.

Lidhjet direkte, pamje ekskluzive nga Afrika e Jugut, atmosfera e prejandejshme si dhe analiza e thellë taktike do të jetë pjesë e përnatshme e këtoj programi sportiv, që nga autorët është titulluar “Botëror në Skaner”. Ai do të vijë në ekranin e Alsat çdo mbrëmje në orën 23;00 për të qenë çdo ditë me jehonën e botërorit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›