Toverlani ndahet me Trepçën ‘89

Aventura e Afrim Tovërlanit në krye të shtabit teknik të Trepçës ’89 ka përfunduar të mërkurën.
Shkas i mosvazhdimit të kontratës të paktën edhe për një vit ka qenë mosarritja e një marrëveshjeje mes trajnerit të njohur kosovar dhe klubit mitrovicas, i cili nën udhëheqje të Tovërlanit u rikthye në Superligë, pas një viti sa kishte garuar në Ligën e Parë.
Ndarjen me Trepçën ’89 e ka konfirmuar edhe vetë Tovërlani, i cili është krenar që e arriti objektivin me tashmë ish ekipin e tij – rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
“Nga sot (e mërkurë) i kemi ndërpre marrëdhëniet me Trepçën ’89. Arsye e kësaj është se nuk jemi dakorduar rreth kushteve, kështu që jemi ndarë përfundimisht. E falënderoj kryesinë, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Tovërlani për Express.
“Unë jam mjaft i kënaqur me aventurën që e pata në Mitrovicë dhe largohem me kokën lart nga ‘Xehetarët’, pasi që e kam arritur objektivin që e kishte kryesia – inkuadrimin në Superligë”, theksoi ai.
Tovërlani bëri të ditur se për të ardhmen e tij do të vendosë pasi të përfundojë Kampionati botëror, për të cilin eveniment ish trajneri i FC Prishtinës do ta kryejë rolin e analistit të ndeshjeve të këtij Botërori në Radio Televizionin e Kosovës.
Kohë më parë, burime të Express-it patën njoftuar se në sezonin e ardhshëm, Tovërlani mund ta udhëheqë Vëllaznimin, nëse ky i fundit do ta siguronte mbijetesën në Superligë.