E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sapoardhur nga Zvicra, ekzekutohet 51-vjecari

Nje emigrant i sapoardhur nga Zvicra, eshte vrare dje, rreth ores 04:00 te mengjesit, nga persona te panjohur ne shtepine e tij. Habib Pira, 51 vjec, nga Pozhorani i Vitise, sipas zedhenesit rajonal te SHPK-se, toger Ismet Hashani, eshte vrare kur, pasi kishte degjuar zhurmen ne bodrumin e shtepise se tij, eshte ngritur nga shtrati dhe ka dale ne korridor. Atje, ai eshte goditur dy here ne gjoks me arme zjarri nga te dyshimte te panjohur. Viktima eshte gjetur nga bashkeshortja e tij. Ne vendin e ngjarjes, njesiti rajonal i hetimeve dhe ai i teknikes kriminalistike si dhe prokurori publik i cili ka urdheruar qe trupi te dergohet ne Institutin mjeko ligjor per obduksion. Per momentin askush nuk eshte arrestuar dhe ende nuk dihen motivet e ketij rasti te rende qe ka trondite banoret e fshatit Pozhoran dhe Vitise. Policia eshte duke punuar intensivisht per ta zbardhur rastin, ka njoftuar togeri Hashani. Sic mesohet i ndjeri Habib Pira ka qene i inkuadruar me pune te perkohshme ne Zvicer, nderkaq ishte per pushime ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›