Si te mbroni shikimin nga drita e diellit
Shpesh syzet e diellit jane nje aksesor, rendesia e te cilit anashkalohet. Por mbrojtja e syve nga dielli nuk duhet nenvleresuar. Per te mesuar zgjedhjet e duhura, lexoni keshillat e meposhtme.
Shmangni ekspozimin e drejtperdrejte
Shikimi duhet mbrojtur nga rrezet UV, duke shmangur ekspozimin ne oret 11:00-16:00. duhet te keni parasysh driten e ekspozuar nga toka. Uji i detit per shembull fuqizon se tepermi sasine e rrezeve qe deperton ne sy. Mos harroni asnjehere syzet e diellit. Duhet t'i mbani gjithmone kur jeni ne ajer te paster, edhe pse qielli eshte me re apo jeni poshte cadres. Shumica e rrezatimeve te shndritshme jane perthithur nga niveli i thjerrezave qelqore te syve dhe mund te shkaktojne probleme ne sy.
Zgjidhni syze qe i perthithin plotesisht rrezet UV
Thjerrezat mbrojtese duhet te jene ne gjendje te perthithin plotesisht rrezet ultravjollce dhe deri ne 96% rrezet infra te kuqe. Perthithja totale e rrezeve infra te kuqe perben mbrojtjen optimale, por eshte e pamundur per t'u realizuar, sepse do te verifikohej nje shtremberim ne perceptimin e ngjyrave blu qe do te shfaqet e zeze, ngjyra e verdhe do te ishte e zbehur dhe ngjyra vjollce do te dukej e kuqe.
Kontrolloni etiketen
Eshte mire te kontrolloni gjithmone etiketen ne momentin e blerjes se syzeve te diellit. Etiketat duhet te mbajne edhe treguesin e fuqise filtruese ne nje shkalle nga zero deri ne kater. Treguesi 0: tregon nje fuqi filtruese zero, pra qe lene te kaloje nga 80-90% te rrezatimit te shndritshem. Treguesi 1: pengon 43-80% te rrezatimit te shndritshem.
Treguesit 2 dhe 3: jane syze te keshillueshme per nje ndricim te mesem dhe te forte si ne det per shembull gjate veres. Syzet me tregues 4 jane te pershtatshme ne kushtet e nje ndricimi diellor te jashtezakonshem, per shembull ne male me debore.
Tregoni kujdes ne perzgjedhjen e skeletit
Eshte mire qe te mos ndiqni shume moden ne perzgjedhjen e skeletit, i cili duhet te jete sa me shume mbeshtjelles, ne menyre qe te mbuloje gjithe zonen qe rrethon syrin. Ky skelet eshte i keshillueshem, sidomos per ne pune ose per aktivitete sportive, te cilat kerkojne ekspozim ne ajer per nje kohe te gjate. Anesoret dhe bishti i syzeve nuk duhet te jene shume te gjera, qe te mos pengoje shikimin anash.
Verini syzet edhe ne det
Ata qe pelqejne skite ne det ose te shetisin me varke, duhet te tregojne me shume kujdes, pasi kalojne shume kohe ne kontakt me diellin dhe me ujin, refleksi i te cilit shton intensitetin e rrezeve ultravjollce. Perdorimi i syzeve per ata eshte i domosdoshem. Skeleti duhet te kete nje forme anatomike dhe duhet te jete mbeshtjelles qe te mbeshtetet mire ne hunde dhe ne veshe per te garantuar komoditet dhe mbrojtje.
Zgjidhni syzet ne ngjyren me te pershtatshme
Ngjyra e syzeve eshte thelbesore. Dhembja e kokes,
te vjellat, marramendja, mund te shkaktohen pikerisht nga zgjedhja e nje ngjyre jo te pershtatshme me kerkesat e te parit. Nje njeri qe shikon mire duhet te zgjedhe nga ngjyra kafe te jeshilja e grija. Miopet duhet te zgjedhin ngjyren kafe, sepse defekti i tyre i ben te fokusojne me mire spektrin e drites me te afert me infra te kuqe. Jeshilja per ato qe jane dritegjate ose hipermetrope, sepse ne keto raste priret te fokusohet spektri i drites me afer me ate ultravjollce. Syzet e sfumuara (te erreta siper dhe te qarta ne baze) ne ngjyre blu, te verdhe, te kuqe dhe lela, nuk keshillohen, sepse nuk e filtrojne aq sa duhet driten e diellit. Perpara se te zgjidhni syzet eshte e keshillueshme te beni nje vizite te okulisti
Kujdes me lentet e kontaktit
Ata qe mbajne lente kontakti rrezikojne me shume, sepse keto jane proteza te vendosura ne sy qe e shtojne thatesine dhe mund te shkaktojne probleme. Prandaj eshte mire te mos i vendosni ne plazh. Lentet UV blocking (kunder rrezeve UV) jane nje mbrojtje me teper, por efekti i tyre nuk eshte ende i tille, qe te lejoje zevendesimin prej tyre te syzeve te diellit.
Mbrojeni shikimin tuaj edhe ne tavoline
Syte dhe shikimi mund te mbrohen edhe nepermjet ushqimit:
- Eshte e keshillueshme nje diete e pasur me substanca antioksiduese (si ekstraktet e mjedhres, vitamina A dhe E, te cilat gjenden ne perimet e verdha, te kuqe e te gjelbra, frutat e fresketa dhe vezet), substancat alkalinizuese. Karotat jane thelbesore per te permiresuar shikimin ne erresire. Ato permbajne betakarotin, qe trupi yne e shnderron ne vitamine A. Ne retine nje lloj vitamine A sherben per formimin e pigmenteve pamore. Konsumimi i frutave, spinaqit, lakres dhe misrit, mund te permiresojne perceptimin pamor e te ngjyrave dhe te ulin mundesine e humbjes se shikimit.