VIP-at ikin nga Tirana, te pakte mbeten ne pishina
Fundjava shenon momentin, kur rruget e kryeqytetit jane te zbrazeta. Mund te ecesh normalisht, pa u shqetesuar nga zhurma e zakonshme dhe trafiku i renduar. Nderkohe rruget dalese, qe te cojne jashte Tiranes, jane tejet te ngarkuara. Eshte momenti, kur te gjithe synojne bregdetin per t'iu larguar temperaturave te larta, por edhe rutines se perditshme te punes. E natyrisht edhe personazhet e njohur te ekranit, politikes dhe spektaklit tashme i gjen te shperndare ne gjithe Shqiperine dhe jashte saj, por vetem ne Tirane jo. Megjithate, ka edhe nga ata, qe per nje arsye apo nje tjeter kane ngelur ne kryeqytet. Dhe per te mos e privuar veten nga nje dite pushimi ndryshe, u jane drejtuar pishinave ne periferi te kryeqytetit. Paparazzi yne ka fokusuar disa emra te njohur, ne kompleksin e pishinave "Mai tai" ne dalje te Tiranes.