Pentagoni, pritje te nxehte Thacit dhe Sejdiut
UASHINGTON - Delegacioni i Kosoves me ne krye Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaci, vazhduan viziten ne Uashington, ku dje paten takime te rendesishme me zyrtare te larte te administrates se presidentit Bush. Sejdiu dhe Thaci u priten me nderimet me te larta ne Pentagon nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts. Nuk jane dhene shume deklarata para dhe pas takimit. Por nderkaq pritja me nderimet qe iu bene Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaci tregoi edhe njehere perkushtimin amerikan per te ndihmuar ecjen e Kosoves se pavarur ne te gjitha fushat. Per mediet u dha vleresimi se populli i Kosoves ka nje rruge te gjate per te bere per te ndertuar demokracine shumetnike, "por sic kane treguar shenjat ne keta muajt e pare, ata kane vullnetin, perkushtimin, angazhimin dhe aftesine per ta bere kete". Nje prej vendeve qe e ka thene hapur se do te beje te gjitha perpjekjet per te penguar perparimin e Kosoves si shtet i pavarur eshte Serbia, e mbeshtetur ne qendrimin e saj kunder Kosoves edhe nga aleatja e saj tradicionale, Rusia. Lidhur me kete argument, zyrtaret ritheksuan qendrimin amerikan se Shtetet e Bashkuara deshirojne te kene marredhenie te mira me Serbine, por duke sqaruar: "E ardhmja si e Kosoves edhe e Serbise eshte ne Evrope".
SEJDIU
Ne komentet qe beri ne konferencen e perbashket te shtypit, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha se ky eshte rast jashtezakonisht i rendesishem per te shprehur falenderimet e popullit dhe te institucioneve te Kosoves per ndihmen dhe mbeshtetjen e vecante qe Shtetet e Bashkuara i kane dhene Kosoves ne rrugen e saj per liri, pavaresi dhe per ndertimin e nje shteti demokratik te te gjithe qytetareve. Sejdiu shprehu angazhimin se Kosova do ta vazhdoje kete rruge bashkepunimi dhe thellimi te marredhenieve mes dy vendeve. "Kosova do te jete nje vend i vlerave me te larta demokratike dhe atdhe i te gjitheve. Kosova do te jete faktor i rendesishem i paqes dhe i qendrueshmerise," siguroi Sejdiu.
THACI
Ndersa, Kryeministri Hashim Thaci tha se Kosova, shtet i pavarur sovran dhe demokratik eshte vend i paqes, i stabilitetit dhe me perspektive zhvillimi. "Kosova eshte ne bashkepunim te shkelqyeshem me te gjitha vendet e rajonit, me Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi e ne te ardhmen e afert demokratike, besojme edhe me Serbine". Thaci tha se delegacioni i Kosoves u zotua per perparim por njeh edhe pergjegjesite e reja qe i dalin perpara. Kosova dhe populli i Kosoves, tha kryeministri Thaci, perulen para qeverise dhe popullit amerikan per mbeshtetjen e tyre.
Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaci do te takohen me Presidentin Bush te henen ne Shtepine e Bardhe. Kjo eshte vizita e tyre e pare ne Uashington, si udheheqes te shtetit te pavarur te Kosoves. Pritet qe Presidenti Bush t'u shprehe dy udheheqesve mbeshtetjen e tij te forte ndaj perpjekjeve te qeverise se Kosoves per krijimin e nje shteti demokratik, te begate dhe shumetnik, institucionet e te cilit, t'u sherbejne gjithe qytetareve te Kosoves.
Paralajmerimi i Rajs
Para takimit ne Departamentin e Mbrojtjes, udheheqesit e larte te Kosoves u takuan ne departamentin e Shtetit me Sekretaren amerikane te Shtetit, Kondolisa Rajs. Sekretarja Rajs theksoi angazhimin e Shteteve te Bashkuara per ta ndihmuar Kosoven ne rrugen e saj drejt demokracise. "Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne ta ndihmojne Kosoven ndersa ajo vazhdon ndertimin e nje qeverie shume etnike dhe institucioneve demokratike", deklaroi Rajs. Ndersa paralajmeroi: "Dhe ato vende qe nuk deshironin te shikonin nje Kosove te pavarur, duhet ta kuptojne se Kosova eshte e pavarur dhe do te vazhdoje te jete e tille. Shtetet e Bashkuara do te ndihmojne me cdo menyre", theksoi Rajs, duke aluduar sidomos per Serbine.
Rendesia
Per udheheqesit e Kosoves vizita ne Uashington ka nje rendesi historike ne shume aspekte. Sipas analisteve, Kosova arriti nje sukses te madh ne konferencen e donatoreve, qe u mbajt para pak ditesh ne Bruksel. Kete jave, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore njoftuan se e njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe do te fillojne procesin per te shqyrtuar kerkesen e Kosoves per anetaresim. Kosova synon gjithashtu te behet edhe anetare e Kombeve te Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Pikerisht keto aspirata pritej gjeresisht te ishin ne qender te temave per t'u diskutuar ne takimet e udheheqesve te larte te Kosoves ketu ne Uashington.